Vlorë/ Ekzekutohet me plumb në kokë në makinë i riu nga Elbasani, u nxor në pritë nga persona të njohur! Babai: Doli për kafe! S'kishte konflikte, do ikte në Gjermani te i vëllai

25 vjeçari i identifikuar si Xhulian Bullari është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Babicë të Vlorës mbrëmjen e kaluar. Ai u gjet i vdekur nga policia mëngjesin e sotëm, rreth orës 07: 35, në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip 'Fiat Punto' me targa false TR 3437 R, që rezulton në pronësi të një gruaje. Sipas ekspertizës mjeko ligjore 25-vjaçari dyshohet se ka ndërruar jetë rreth orës 21.00 të mbrëmjes së kaluar. Në automjetin ku u gjet viktima nuk kishte asnjë dokument, ndërsa policia e identifikoi përmes shenjave të gishtërinjve.  

Bullari, nga Elbasani, është qëlluar 3 herë me pistoletë nga krahu i pasagjerit por një plumb e ka kapur në kokë, që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë gjetur fillimisht trupin e pajetë dhe më pas kanë njoftuar policinë. 

I riu është ekzekutuar në një zonë të thellë, ku nuk ka banesa afër, gjë që shton dyshimet e grupit hetimor se ai mund të jetë nxjerrë në pritë. Janë ngritur dyshime se deri në vendin ku u ekzekutua, viktima ka qenë i shoqëruar me persona të njohur. Babai i viktimës ka deklaruar prapa kamerave se djali i tij është larguar nga shtëpia e tyre në Babrru të Tiranës rreth orës 18.00 apo 19.00 të pasdites, si zakonisht për të pirë kafe. Ndërsa thekson se nuk dinin që ai të kishte konflikte sipas babait, i riu priste të shkonte te i vëllai në Gjermani dhe se me Vlorën nuk e lidhte asgjë.

Viktima Xhulian Bullari rezulton emër i njohur për policinë, pasi ka qenë arrestuar më parë për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sisrianë. Nuk dihet se sa persona mund të kenë marrë pjesë në ekzekutim, por dyshohet se kanë qenë më shumë se 1 person, pasi në zonë është shumë e vështirë të shkohet. Nuk ka ende një pistë hetimi për ngjarjen ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së të riut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:26
U vra mbrëmë, flet babai i 25-vjeçarit: U largua nga shtëpia për të pirë kafe, nuk dinim të kishte konflikte! Priste të ikte në Gjermani tek i vëllai

Pas ekzekutimit të Xhulian Bullarit në Vlorë, ka folur babai i viktimës në një prononcim për mediat, por jashtë kamerave. Babi i tij është shprehur se ai u largua pasdite nga Tirana për të pirë kafe, por nuk dinin që ai të kishte konflikte me të tjerë. Sakaq ai është shprehur se 25-vjeçari prite të ikte tek vëllai në Gjermani.

“Është larguar nga shtëpia në Babrru të Tiranës rreth orës 18.00- 19.00 pasdite si zakonisht për të pirë kafe. Nuk dinim të kishte konflikte, priste të ikte në Gjermani të vëllai, pasi  donte të largohej nga Shqipëria. Më herët ka bërë 2.5 vite burg për dhënie ndihme në kalim të paligshëm të kufirit. Pasi ishte arrestuar në Fier. Nuk kishte asgjë që ta lidhte me Vlorën”, është shprehur ai jashtë kamerave.

Ora 16:10
Vrasja në Vlorë, 25 vjeçari s'e priste që ta qëllonin, deri në vendin e krimit u shoqërua nga persona të njohur

 

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 25 vjeçarit Xhulian Bullari në Vlorë.

Bruime për Report tv nga grupi hetimor bëjnë me dije se 25 vjeçari nuk e ka pritur goditjen, gjykuar nga pozicioni ku është qëlluar.

Janë ngritur dyshime se ai ka arritur në zonën ku u vra, i shoqëruar me persona të njohur. Sipas ekspertizës mjeko ligjore vdekja e 25-vjaçarit dyshohet se ka ndodhur rreth orës 21.00 të mbrëmjes së kaluar.

Ngjarja është ende e paqartë për autoritet, edhe pse nuk ka kamera sigurie në afërsi të rrugës hyrëse që mund të ndihmonin në zbardhjen e saj. Aktualisht pritet dëshmia e babait që mund të ndihmoj hetimin.

Ora 14:46
U gjet i vrarë në makinë në Babicë të Vlorës, i riu me origjinë nga Elbasani, i arrestuar më parë për kalim të paligjshëm emigrantësh

1629550121_Capture.JPG

Të tjera detaje janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Babicë të Vlorës, ku u gjet i ekzekutuar me armë zjarri Xhulian Bullari. Mësohet se Bullari ishte me origjinë nga qyteti i Elbasanit, ndërsa ai rezulton emër i njohur për policinë. I riu ka qenë arrestuar më parë për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sisrianë.

Ora 13:55
Del foto/ Ja kush është i riu që u ekzekutua me një plumb në kokë në Babicë të Vlorës! Automjeti ku u gjet viktima, në pronësi të një gruaje

1629547025_XHULIANMULLARI.jpg

Viktima Xhulian Bullari

Personi që shihni në foton më lart është Xhulian Bullari, i riu që u gjet i ekzekutuar me një plumb në kokë në makinë, në fshatin Babicë të Vlorës. Ndërkohë bëhet me dije se automjeti tip "Fiat Punto" ku u gjet trupi i viktimës, rezulton në pronësi të një gruaje. Nuk dihet identiteti i pronares së makinës dhe as nëse ka apo lidhje me të riun që mbeti viktimë e atentatit.

Ora 13:35
U gjet i vrarë me një plumb në kokë në Babicë të Vlorës, identifikohet i riu

Xhulian Bullari është i riu i cili u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në fshatin Babicë të Vlorës. Bullari nuk kishte me vete asnjë mjet identifikimi, ndërsa autoritetet bënë të mundur identifikimin e tij nëpërmjet shenjës së gishtave.

Ora 10:19
Xhamat e 'larë' në gjak, dalin pamjet e automjetit ku u ekzekutua i riu në Babicë të Vlorës

 

Report Tv ka siguruara pamje të automjetet ti "Fiat Punto', ku u gjet i pajetë një i ri mëngjesin e sotëm në Babicë të Vlorës. Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, xhamat e automjetit janë të 'larë' në gjak, ndërsa i riu u qëllua me 3 plumba, por plumbi që e kapi në kokë, rezultoi fatal për të. Identiteti i tij nuk bëhet ende me dije.

Ora 10:13
Ekzekutimi i të riut në Babicë të Vlorës, dyshohet se u nxorë në pritë! Trupi i pajetë u gjet nga banorë të zonës

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e të riut mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Babicë të Vlorës. Gazetari i 'Report Tv', Armand Xhelili, bën me dije se i ri është qëlluar 3 herë me pistoletë, por një plumb që e ka kapur në kokë, rezultoi fatal për të.

Trupi u pajetë u gjet rreth orës 07:35, në një zonë të pabanuar çka shton dyshimet se i riu është nxjerrë në pritë. Kanë qenë banorë të zonës ata që lajmëruan policinë për një automjet dhe një person të pajetë brenda tij.  

Nuk dihet se sa persona mund të kenë marrë pjesë në ekzekutim, por dyshohet se kanë qenë më shumë se 1 persona, pasi në zonë është shumë e vështirë të shkohet.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati: 21/08/2021 13:25

    Ndonje dobic Peqini e ka sjell deri atje, e do kete qene mik ai qe e ka vrarë. Ndoshta ndonje i aferm i mikes qe ka makinen. Nuk behet me ai vend o kokoshkat e Shqiperise

    Përgjigju
  • Beni: 21/08/2021 11:37

    Kjo duket qarte goditje nga afer dhe nga nje njeri qe e ka njohur, Per mos te thene qe ka qene me te ne makine!!! Ne kemi super specialista dhe po te duan Ka me qindra menyra per gjetjen e provave, Por ska vullnet tek ne per asgje, thjesht i mbyllin dosjet. Mos u merrni me droge e pislleqe o njerez se e pergjysmuat shqiperine.. Ngelet duke u vra.. jeta eshte e bukur dhe pa droge e kollare e mashtrime. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë