Një 48 vjeçar është vrarë me armë zjarri pasditen e së premtes në fshatin Verjon në Nikël të Fushë-Krujës. Bëhet fjalë për Artur Çangun, i cili u la i vdekur nga 33 vjeçari Eduart Afmataj dhëndër në fisin e viktimës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që autori kishte me fëmijët e viktimës për çështje pronash. Trupi i 48-vjeçarit u gjet i pajetë pak momente pas ngjarjes, i kthyer përmbys dhe me shenja plumbash.
Policia ka ngritur postblloqe dhe është vënë në kërkim të autorit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Verjon në Nikël të Fushë-Krujës, ku 33-vjeçari Eduart Afmataj vrau me armë zjarri 48-vjeçarin Artur Çangu.
Report Tv ka siguruar fotografinë e autorit të vrasjes, 33-vjeçarit Afmataj, i cili dyshohet se ishte dhëndër në fisin e viktimës.
Po ashtu sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që autori kishte më fëmijët e viktimës për çëshje pronash, por ende asgjë nuk është faktuar.

Report Tv ka siguruar fotografinë e 48-vjeçarit Artur Çangu, i cili mbeti viktimë e një sulmi me armë zjarri në Nikël të Fushë-Krujës.
Po ashtu, nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se autori i vrasjes, 33-vjeçari Eduart Afmataj, ka qenë dhëndër në fisin e viktimës.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Komente










