Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në fshatin Verjon në Nikël të Fushë-Krujës.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se nga të shtënat me armë zjarri ka humbur jetën një person, 48-vjeçari Artur Çangu.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që Çangu kishte pasur me 33-vjeçarin Eduart Afmataj. Ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri dhe e ka lënë të vdekur. 

Po ashtu raportohet se kufoma e Artur Çangut është gjetur në fshatin Verjon në Nikël të Fushë-Krujës. Viktima është gjetur i kthyer përmbys dhe me goditje plumbash në trup.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C. 

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:53
Vrau me armë zjarri në Nikël Artur Çangun, del FOTO e autorit Eduart Afmataj

1775846711_eduartafmataj.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Verjon në Nikël të Fushë-Krujës, ku 33-vjeçari Eduart Afmataj vrau me armë zjarri 48-vjeçarin Artur Çangu.

Report Tv ka siguruar fotografinë e autorit të vrasjes, 33-vjeçarit Afmataj, i cili dyshohet se ishte dhëndër në fisin e viktimës.

Po ashtu sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që autori kishte më fëmijët e viktimës për çëshje pronash, por ende asgjë nuk është faktuar.

Ora 20:13
Vrasja me armë zjarri në Nikël, del FOTO e Artur Çangut që mbeti i vdekur! Autori ishte dhëndër në fisin e viktimës

1775844652_arturcangun.jpg

Report Tv ka siguruar fotografinë e 48-vjeçarit Artur Çangu, i cili mbeti viktimë e një sulmi me armë zjarri në Nikël të Fushë-Krujës.

Po ashtu, nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se autori i vrasjes, 33-vjeçari Eduart Afmataj, ka qenë dhëndër në fisin e viktimës.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.