Shtatë persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë në qytetin e Jerusalemit. Ngjarja u regjistrua rreth orës 01:24 me orën lokale, ku disa persona të armatosur kanë hapur zjarr në drejtim të një autobusi dhe një parking makinash pranë Murit historik Perëndimor. Shërbimi i ambulancës, Magen David Adom (MDA), tha se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një zëdhënës i policisë tha për mediat lokale se sulmi po trajtohet si një sulm i dyshuar terrorist. Policia ka nisur një kërkim për personat e armatosur, të cilët u larguan pas sulmeve. Ende nuk dihet se nga sa persona u organizua sulmi, por sipas mediave vendase policia është në kërkim të dy autorëve të dyshuar.
Times of Israel raportoi se një sulmues kishte pritur që autobusi të ndalonte dhe më pas kishte hapur zjarr ndaj tij, teksa pasagjerët po hipnin.
"Autobusi ishte plot," tha shoferi Daniel Kanievsky për mediat lokale. "Unë ndalova në një stacion autobusi në varrin e mbretit David dhe më pas dëgjova të shtëna, njerëzit filluan të bërtasin, njerëzit u futën me sh[ejtësi brenda autobusit."
Në një deklaratë për BBC, kryeministri izraelit Yair Lapid tha se forcat e sigurisë "po punonin për të kapur terroristin" dhe u zotua se kushdo që është përfshirë në sulm do të "paguaj një çmim për çdo dëm ndaj civilëve".
Muri Perëndimor është një nga vendet më të shenjta në judaizëm dhe mijëra adhurues shkojnë në një pelegrinazh atje çdo vit për t'u lutur. Sulmi vjen një javë pasi 44 persona u vranë në Rripin e Gazës gjatë shpërthimit më serioz që nga një konflikt 11-ditor në maj 2021.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
13.9%
-
Jo
78.8%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izrael/ Tre shpërthime bombash në autobusë në Tel Aviv, 2 të tjera nuk plasën! Nuk ka viktima, Policia: Sulm terrorist, kontrolle për të tjera!
20 Shkurt, 22:49
-
Rubio takohet me kryeministrin izraelit: Hamas duhet të eliminohet! Netanyahu: Trump, miku më i madh i Izraelit! Plan të përbashkët për Gazën dhe kërcënimin iranian
16 Shkurt, 15:45
-
Sveçla në Gjermani, përmend financimin e grupeve nga Serbia për sulme terroriste në Kosovë: Rrezikohet siguria e vendit
13 Shkurt, 22:43
-
Shërbimet e Moskës arrestojnë 4 agjente ukrainase në Rusi, të rekrutuara për të kryer sulme terroriste
7 Shkurt, 07:45
-
Sulmi terrorist në SHBA, shkon në 15 numri i viktimave, 35 të plagosur! Biden: Vrasësi, veteran amerikan i frymëzuar nga ISIS! Zbulohen pamjet e sulmit (VIDEO)
2 Janar, 07:44
-
Gjermani/ Sulmi terrorist nga mjeku në Magdeburg: Autori kishte lënë një testament në makinën e tij, zbulohet përmbajtja
24 Dhjetor 2024, 21:39
-
Sulmi në Gjermani/ 5 të vdekur, mes tyre një 9-vjeçar, 205 të plagosur, 41 në gjendje të rëndë! Scholz viziton tregun e Krishtlindjeve (VIDEO)
21 Dhjetor 2024, 08:12
-
Pakistan/ Sulm terrorist në stacionin e trenit, kamikazi vret 24 persona, 40 të plagosur! Ushtria e Balochistanit e merr përsipër, ja momenti i shpërthimit (VIDEO)
9 Nëntor 2024, 08:05
-
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit merr përsipër sulmin terrorist në Turqi: ‘U planifikua shumë gjatë, s’kishte motive politike!’ Emrat e autorëve dhe detajet
25 Tetor 2024, 11:41
-
Sulmi në terrorist në Turqi/ Vijojnë bastisjet turke në Siri, 27 të vdekur
25 Tetor 2024, 08:17
-
Sulmi në Ankara/ Turqia bombardon 32 objektiva të terroristëve në Irak dhe Siri (VIDEO)
24 Tetor 2024, 07:26
-
Turqi/ Sulm terrorist në Ankara, shpërthim dhe të shtëna me armë në kompaninë e hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, 5 viktima dhe 22 të plagosur
23 Tetor 2024, 15:48
Terroristet e vertete jane cifutet qe e kane pushtuar Palestinen 50 para dhe perdite i bombardon i vret , u shkaterron shtepite , ka vjedhur tokat dhe ka ndertuar lagje te tera ne territorin e tjetrit dhe ne nje moment qe nje Palestinez hakmerret quhet terrorist sa turp per kete bote te ndyre ipokrite dhe te padrejte
Përgjigju