Korçë/ 71-vjeçari me probleme mendore qëllon me armë dhe mbyllet në banesë! Pas 2 orësh rezistencë prangoset nga RENEA (VIDEO)

KORÇË-Të shtëna me armë zjarri ka pasur paraditen e sotme rreth orës 10:20 në Korçë. Autori i identifikuar si Edmond Naska ka qëlluar 3 herë me armë në lagjen nr.16 të qytetit. 71-vjeçari ka qëlluar nga ballkoni i banesës që ndodhet në katin e parë.

Fatmirësisht nuk pati njerëz të lënduar. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë. Mirëpo 71 vjeçari nuk pranoi të dorëzohej. Policia kërkoi përforcime dhe në vendngjarje mbërritën forcat RENEA. Pas 2 orësh rezistencë, Edmond Naska u neutralizua dhe u vu në pranga nga RENEA-t, për tu shoqëruar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:52
Report Tv sjell pamjet, dorëzohet 71 vjeçari! Momenti kur RENEA futet në banesën e të moshuarit të armatosur

 

Pas afro dy orësh rezistencë Edmond Naska neutralizohet nga RENEA. Nga pamjet e siguruara për Report Tv duket se në momentin e ndërhyrjes nuk ka reaguar për të kundërshtuar efektivët e speciales. Autori është me pranga në duar dhe po shoqërohet nga këta të fundit.

Janë thyer xhamat e ballkonit, që ekipi i speciales të hyj në brendësi për të ndaluar 71-vjeçarin. Nuk raportohen probleme, aktualisht ai po shoqërohet në spital, për kontrolle, por nuk është i dëmtuar.

Ora 12:13
RENEA blindon Korçën pas të shtënave me armë, rrethon banesën e të moshuarit me snajper

Forcat RENEA kanë mbërritur në Korçë. Në pamjet e siguruara për Report Tv, RENEA kanë rrethuar banesën e të moshuarit. Ndërkohë që kanë vendosur snajper lart në një prej pallateve të zonës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • peleshi: 16/07/2024 12:23

    Se mbajne hic vapen korcaret. Ikin nga mendorjaaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Inceneratori i Tiranës, SPAK del me njoftim për 8 urdhër arrestet! Asnjë i ekzekutuar! Pastruan rreth 20 mln euro

Inceneratori i Tiranës, SPAK del me njoftim për 8 urdhër arrestet! Asnjë i ekzekutuar! Pastruan rreth 20 mln euro