Terror në Francë, ekzekutohet pengmarrësi pas 4 orësh, 2 të vdekur

Pas më shumë se katër orësh ka marrë fund pengmarrja në një supermarket në qytetin jugor të Tebes në Francë, ku një person i armatosur vrau 2 persona dhe plagosi tre të tjerë. Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, autori i pengmarrjes i cili është ekzekutuar nga forcat speciale të policisë franceze, ishte një anëtar i organizatës terroriste të ISIS.

Autoritetet franceze deklaruan se ishin duke e trajtuar pengmarrjen si një akt terrorist. Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar edhe presidenti Francez, Emanuele Marcon i cili është shprehur gjatë një konference për shtyp se gjithçka të çonte të besoje se sulmi ishte një akt terrorist.

Ndërkohë mediat raportojnë se autori i pengmarrjes, i cili ishte me origjinë marokene, kishte kërkuar lirimin e Salah Abdeslam, një nga autorët e sulmit terrorist të 13 nëntorit të 2015 në Paris, ku humbën jetën 130 persona.

France24 ka raportuar se autori i pengmarrjes është një azilant nga Maroku. Që prej vitit 2015, në Francë janë zhvilluar disa sulme terroriste, ku ai që pati më shumë humbje jetësh ishte sulmi i Parisit, me 130 viktima dhe qindra të tjerë të plagosur.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore, gjithë përfshirjen e aksesin në shërbime

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore, gjithë përfshirjen e aksesin në shërbime