Sarandë Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e djeshme në Sarandë, pas një konflikt mes disa adoleshentësh.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës në rrugën “Karl Topia”, teksa nga një automjet është qëlluar në ajër me armë zjarri të tipit kallashnikov.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, teksa blutë kanë shpallur në kërkim pesë persona të moshave 15-18 vjeçe.

Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë shpallën në kërkim 5 shtetas të moshave 15-18 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me 7 shtetas të tjerë të këtyre moshave, rreth mesnatës, në lagjen nr. 1, është qëlluar në ajër, me armë zjarri. Nga të shtënat nuk pati shtetas të dëmtuar. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e këtyre shtetasve, për individualizimin e përgjegjësisë së tyre, si për dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi sot policia.

____________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë