SHKODËR- Dy persona janë plagosur me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër, në afërsi të ish-Fermentimit të duhanit, rreth orës 20:10, në rrethana ende të paqarta janë plagosur në këmbë me armë zjarri Erison Gjeka dhe Ndue Pali,  të cilët janë transportuar në Spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit janë dëmtuar në pjesën e poshtme të trupit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të DVP Shkodër dhe FNSH. 

Policia e Shkodrës po sekuestron kamerat e sigurisë së objekteve të biznesit që janë të vendosura në zonë për të bërë identifikimin e mjetit dhe të autorëve të kësaj ngjarje. Dy gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, 1 plumb në derën e një banese në rrugë. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e  autorëve.

1598385014_MOTORI.jpeg