SHKODER - Ndërtimi i rrugës nacionale Shkodër Velipojë ka çuar në plagosjen me armë të supervizorit të firmës e cila po kryen punimet në këtë aks rrugor. I plagosur ka mbetur Xhevat Vataksi 60 vjeç, i cili është konfliktuar me pronarin e një lokali në fshatin Dragjat të Shkodrës.

Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv, shkak i konfliktit ka qenë dëmtimi i një pjese të lokalit të shtetasit Artur Lushi 43 vjeç, nga zbatimi i projektit të firmës zbatuese për rikonstruksionin e rrugës. 

Fillimisht biznesmeni Vataksi i cili është edhe si supervizor ndërtimi, ka debatuar me 43-vjeçarin, Artur Lushi, për çështje shkatërrimit të një pjese të parkingut dhe në debat e sipër ky i fundit ka nxjerr armën e zjarrit tip pistoletë dhe e ka qëlluar në këmbë biznesmenin 60-vjeçar Xhevat Vataksi. 

Menjëherë pas ngjarjes është njoftuar policia dhe ambulanca ku biznesmeni është dërguar me urgjencë drejtë spitalit të Shkodrës. Sipas mjekëve 60-vjeçari është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e kësaj ngjarje, 43-vjeçarin Artur Lushi i cili është arratisur pas plagosjes së kryer. 


Me rreth të kuq djathtas biznesmeni Xhevat Vataksi

Informacion Paraprak

Me datë 05.05.2018 ora 12.30 jemi njoftuar se në fshatin Darragjat Shkodër, ka ndodhur plagosje me armë zjarri, ku ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. V. 60 vjeç.

Menjëhere jane vënë në levizje të gjitha shërbimet e policisë duke rrethuar zonën dhe duke bërë krehjen e zonës për të bërë të mundur identifikimi dhe po punohet për kapjen e autorit, shtetasit Artur Lini 43 vjeç, banues në fshatin Berdicë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shkodrës