Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në afërsi të një servisi.
Burime për Report TV bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 45-vjeçari Genc Hoxha, ndërsa Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin Ivzin Gucia, pronar i një servisi pranë të cilit ndodhi ngjarja.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi pas një konflikti mes 2 personave, ndërkohë grupi hetimor po punon për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë në afërsi të një ambienti servis, dyshohet se shtetasi I. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë, është plagosur shtetasi G. H., 45 vjeç, i cili ka marre demtime ne kembe dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Komente










Shumë mirë ja ka ba!! Mos ti bijnë në qafë njerëzve të ndershëm dhe punëtor! Izvini ka qyshb14 vjeç që punon me të atin në servis dhe nuk i ndihet zani i gojës!! Armën me leje e ka ...për vetëmbrojtje...e ka ndjekur tjetri deri në shtëpi..
Përgjigju