VLORË- Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Vlorë, ku shenjestra kanë qenë 2 policë. Report Tv mëson se një makinë në ecje, tip ‘Volkswagen’ ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të ‘Audi-t’ ku po udhëtonin, Anxhelo Breshani, polic i patrulle Vlorë e Narko Mehmetaj polic kufitar në Sarandë.

Ato po udhëtonin me makinë private, jashtë shërbimit,  në lagjen “Partizani”, një zonë me shumë lëvizje, por nuk i ka penguar autorët që të qëllojnë në drejtim të tyre.

Për fat, efektivët kanë shpëtuar pa lëndime, teksa në vendngjarje janë gjetur 5 gëzjoja plumbash. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili sjell video pak minuta pasi kishte ngjarja, teksa forca të shumta policie kanë rrethuar zonën. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën, por edhe prej konflikteve personale që mund të mos lidhen me detyrën e dy efektivëve.

Pas atentatit, policia ka ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit të Vlorës, për të rënë në gjurmë të autorit ose autorëve që qëlluan mbi policët, teksa grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:44
Dalin FOTO/ Këto janë 2 efektivët që ranë pre e atentatit në Vlorë

1662147874_page.jpg

Report Tv sjell foton e 2 efektivëve të policisë të cilët ranë pre e atentatit mbrëmjen e kësaj të premteje në Vlorë.

Ora 20:59
Dalin EMRAT/ Kush janë 2 policët që ranë pre e atentatit në Vlorë

1662143204_sssa.JPG

Report Tv ka mësuar identiteti e polciëve që ranë pre e atenatit në Vlorë. Mësohet se njëri prej tyre është Anxhelo Breshani, polic i Patrullës së Përgjithshmë në Vlorë dhe tjetri Narko Mehmetaj, polic Kufiri në Sarandë.

Ora 20:46
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku u bë atëntat 2 policëve

1662144419_makina.JPG

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku u bë atëntat 2 policëve, një i Patrullës së Përgjithshme në Vlorë e tjetri polic kufiti në Sarandë. Nuk dihet shkaku i kësaj ngjarjeje, teksa policët kanë shpëtuar për mrekulli.