Të shtëna me breshëri automatiku në Lezhë, banorja: U frikësova shumë, jam bërë e zverdhur dyllë

Të shtënë me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e së martës në qytetin e Lezhës, por ende nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur. Krismat janë dëgjuar mësë shumti në lagjen "Gurra" dhe mendohet të jetë qëlluar me breshëri automatiku nga mali  tyrbes i cili ndodhet ngjitur me këtë lagje.

Menjëherë pas sinjalizimit policia është vënë në lëvizje dhe po kreh të gjithë zonën, por deri tani nuk është gjetur ndonjë vendgjarje apo gëzhoja.

Gjithashtu raportohet se nuk është paraqitur asnjë person për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Ndërkohë të shtënat me bresheri kanë krijuar frikë dhe panik te banoret e lagjes "Gurra".'U ndjenë në këtë krah. Isha jashtë vetëm në oborr. U frikësova shumë jam bërë e zverdhur dyllë, në këtë lagje nuk ka bërë vaki. U dëgjuan tre a katër të shtëna. Më kapën të dridhurat thashë se çfarë ndodhi.'- tha banorja.

Policia vijon të jetë në terren dhe po kreh të gjithë malin e tyrbes dhe në të njejten kohë po ushtrohen kontrolle dhe në disa banesa në lagjen "Gurra" dhe zonave të tjera përreth.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem