Të shtëna me kallashnikov në Francë, ekzekutohen 3 të rinj! Policia franceze: Është shtuar dhuna mes bandave të drogës

Të shtëna me kallashnikov në Francë, ekzekutohen 3 të rinj! Policia franceze: Është shtuar dhuna mes bandave të drogës

Oficerë francezë

FRANCË- Tre 20 vjeçarë janë qëlluar për vdekje në një makinë në qytetin jugor francez të Marsejës, ku kohët e fundit ka pasur një rritje të dhunës mes bandave të drogës. Policia bën me dije se pesë persona ndodheshin në një automjet dhe sapo kishin dalë nga një lokal nate kur u qëlluan me kallashnikovë.

Dy të tjerë të cilët ishin po ashtu nën shënjestër të sulmit, arritën të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Po ashtu edhe sulmuesit të cilët ende nuk janë identifikuar, kanë arritur të largohen.

Policia e lidh ngjarjen e ndodhur me tregtinë e drogës, duke theksuar se numri i vrasjeve mes bandave të drogës në Marsejë ka shkuar në 21 persona nga nisja e këtij viti deri më tani.

Makina ku udhëtonin pesë persona, u qëllua me breshëri kallashnikovi rreth orës 05:00 të mëngjesit të së dielës, sapo të rinjtë kishin dalë nga klubi i natës. Të pestë personat të cilët u sulmuan, rezultojnë të jenë emra të njohur për policinë dhe jetojnë në një zonë ku krimi i drogës është i përhapur.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë