Të shtunën në 18:30 nis Seria A me ndeshjen Inter-Genoa, tifozët kthehen në stadium pas 18 muajsh

Nesër në orën 18 e 30 starton sezoni i ri i serisë A. Të parët në fushë do të zbresin kampionët në fuqi të Interit. Të shtunën rikthen në stadiume edhe tifozët pas një mungese prej plot 18 muajsh dhe do të mund të mbushen deri në 50% të kapacitetit. Në impiant mund të hyjnë vetëm ata që janë vaksinuar ose kanë një dokument që quhet 'green-pass'. Ndërkohë kompanitë e basteve japin si favoriten kryesore për fitimin e titullit skuadrën e Juventusit, pas saj renditet Interi dhe më pas Atalanta.

Kampionët në fuqi të Interit kanë bërë ndryshime domethënëse pasi është larguar trajneri Antonio Conte që i çoi në fitore zikaltërit pas 11 vitesh, u largua Hakimi mbrojtësi që u ble nga Psg për plot 70 milionë euro si dhe sulmuesi kryesor Romelu Lukaku që u ble nga Chelsi për shifrën rekord në serinë A 115 milionë euro. Ky sezon vjen dhe me ndryshime shumë të rëndësishme në pankinat e skuadrave kryesore. Simone Inzagi braktisi Lazion pas 18 vitesh për të drejtuar Interin. Masimiljano Alegri u rikthye në stolin e Juventusit pas dy vitesh. Hoze Murinjo do të drejtojë Romën ndërsa Maurrizio Sarri u ul në stolin e Lazios. Luciano Spalleti do drejtojë skuadrën e Napolit.

Të gjithë emra të rëndësishëm për kampionatin italian që premton spektakël tashmë që dhe shkallët e stadiumeve pritet të mbushen plot. Federata italiane e futbollit parashikon që brenda muajit shtator stadiumet të mbushen me kapacitet të plotë por kjo do të varet nga ecuria e pandemisë.    

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi