Ish-ministri  i Jashtëm Ditmir Bushati i është përgjigjur presidentit të Maqedonisë  së Veriut Stevo Pendarovski i cili tha se vendi i tij duhet të trajtohet veç nga Shqipëria lidhur me çështjen e hapjes së negociatave. Bushati thotë se sipas KE, të dyja vendet i kanë bërë detyrat e shtëpisë ndaj mos hapja e negociatave do ishte një gabim strategjik.

"Të dy vendet i kanë bërë detyrat e shtëpisë sipas Komisionit Europian. Prandaj mos hapja e negociatave do ishte një gabim strategjik për Europën Pendarovski. Nevoja për të filluar procesin e pranimit të dy vendeve korrespondon me kërkesat e shoqërive të tyre, historinë dhe rajonin", shkruan Bushati.