Të vegjlit, ilaçet që nuk
iu duhen dhënë kurrë

Të vegjlit, ilaçet që nuk<br />iu duhen dhënë kurrë
TIRANE - Fëmijët e vegjël janë më të ndjeshëm ndaj reagimeve të ilaçeve, ndaj dhe t'i kapësh fëmijës tuaj një numër të madh ilaçesh, madje dhe ato bimore, është një gjë serioze. Këtu kemi nëntë ilaçet të cilat nuk duhet t'i jepen fëmijës gjatë moshës 12–24 muaj.
 
ASPIRINA
Asnjëherë mos i jepni aspirinë apo ndonjë ilaç i cili përmban aspirinë fëmijës apo kujtdo që është nën moshën 19 vjeçare. Nga konsumi aspirinës mund të shkaktohet ‘Rey’s syndrome’ – një sëmundje e rrallë, por potencialisht fatale. Mos mendoni që ilaçet të cilat blihen në farmaci nuk përmbajnë aspirinë. Aspirina ndonjëherë referohet me "salicylate" apo "acetylsalicylic acid”. Lexoni përmbajtjen me kujdes dhe mund të pyesni mjekun apo farmacistin nëse nuk jeni të sigurtë në përmbajtjen e aspirinës në ilaç. Për temperaturë apo ndonjë gjendje tjetër të fëmijës, mund t'i jepni dozë të caktuar ibuprofeni apo acetaminofeni.
 
ILAÇET NDAJ KOLLËS DHE TË FTOHURIT
Akademia Amerikane e Pediatërve (AAP) këshillojnë që të mos merren ilaçe pa recetën e mjekut, ndaj kollës dhe ilaçeve ndaj të ftohurit për fëmijët. Studimet zbuluan se ato aktualisht nuk ndihmojnë në qetësimin e simptomave të fëmijës në këtë moshë. Mund të jenë të dëmshme, sidomos nëse fëmija gabimisht mund të ketë marrë më shumë se sa doza e rekomanduar. Përveç efekteve anësore siç mund të jenë pagjumësia, dhembje stomaku, puçrrat, fëmija mund të përjetojë shpejtim të të rrahurave të zemrës, humbje të vetëdijes, dhe madje edhe mund të gjendje të fikti gjer tek vdekja. Çdo vit, rreth 7.000 fëmijë nën moshën 11 vjeçare në U.S shtrohen në spital për trajtime nga pasojat e konsumit të tepërt të ilaçeve ndaj kollës apo ilaçeve ndaj të ftohurit.
 
ILAÇE KUNDËR TË PËRZIERIT
Mos i jepni fëmijës ilaçe pa recetën e mjekut kundër të përzierit. Këto duhet të merren me rekomandimin e mjekut. Periudha e të vjellave është e shkurtër dhe fëmijët zakonisht i tejkalojnë pa nevojën e ndonjë ilaçi. Ilaçet kundër të përzierit mund të shkaktojnë rrezik dhe komplikime të mundshme. (Nëse fëmija juaj vjell dhe fillon të dehidrojë, kontaktoni mjekun për t'u këshilluar.)
 
ILAÇE TË RRITURISH
Dhënia e dozës së ilaçit të të rriturit, për fëmijën tuaj mund të jetë e rrezikshme. Nëse në etiketë nuk shkruhet doza e përshtatshme për fëmijët, mos ia jepni atë ilaç fëmijës tuaj.
 
ILAÇ PËR DIKË TJETËR
Ilaçet e përshkruara për njerëz të tjerë, për të trajtuar ndonjë sëmundje, mund të jenë joefektive apo madje edhe të rrezikshme nëse i jepen fëmijës. Jepini vetëm ilaçe të cilat i janë përshkruar për gjendjen e tij.
 
ILAÇE ME AFAT TË SKADUAR
Hidhini tutje ilaçet me afat të skaduar. Apo largoni tutje edhe paketimet e ilaçeve me ngjyrë të zbehur nga koha apo të dëmtuara – më shkurt largoni gjithçka që ju duket e dyshimtë në shikim të parë. Ilaçi me afat të skaduar është joefektiv madje mund të jetë edhe i dëmshëm. Mos i hidhni ilaçet e skaduara në tualet, sepse mund të kontaminohen nëntokë dhe mund të përfundojnë në furnizuesin e ujit të pijshëm.
 
PARACETAMOL SHTESE
Disa ilaçe përmbajnë sasi paracetamoli për të ndihmuar në lehtësimin e temperaturës apo dhembjes. Prandaj kini kujdes të mos i jepni dozë shtesë paracetamoli fëmijës tuaj. Nëse nuk jeni të sigurtë se çfarë përmban ilaçi, mos i jepni paracetamol apo ibuprofen derisa nuk iu rekomandon mjeku apo farmacisti.
 
TABLETA QË PËRTYPEN
Për shumicën e fëmijëve, tabletat që përtypen mund të shkaktojnë rrezik. Nëse doni të përdorni tableta që përtypen, së pari hapini apo thyejini, hidhini në lugë apo në ndonjë ushqim të butë, siç është kosi apo lëngu i mollëve. (Natyrisht, duhet të siguroheni që fëmija të marri të tërë dozën që i nevojitet).
 
BIMA KINEZE MA HUANG - EFEDRA APO EFEDRIN
Kurrë mos i jepni fëmijës bimën kineze ma huang, që njihet edhe si efedra apo efedrine. Tek të rriturit kjo bimë dekongjestive lidhet me shtypjen e lartë të gjakut, aritminë, krizat, dhe sulmet në zemër. Konsultohuni me mjekun për ilaçet alternative para se ti jepni fëmijës prodhime bimore. Mjeku gjithmonë duhet të jetë në dijeni për ilaçet bimore që fëmija konsumon para se ai ti përshkruajë ndonjë ilaç.

Shumë ilaçe bimore janë të sigurta dhe të buta, por vetëm sepse janë natyrale dhe vijnë nga bimët, s’do të thotë që mund të jenë të sigurta për fëmijën tuaj. Prodhimet bimore mund të shkaktojnë reaksione alergjike, dëmtime të mëlçisë dhe shtypje të lartë të gjakut. Në doza të caktuara apo të kombinuara me ilaçe të gabuara, mund të jenë edhe fatale.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit