Të verbërit, apel Qeverisë për pagat
e prapambetura të viteve 2005-2010
Shoqata e të Verbërve dhe Paraplegjikëve ka kërkuar shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për periudhën kohore 2005-2010. Rreth 2000 persona të kësaj shtrese pretendojnë se edhe pse me vendime gjyqësore të fituara, asnjeri prej tyre nuk është rimbursuar.
TIRANE- Shoqata e të Verbërve dhe Paraplegjikëve ka kërkuar shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për periudhën kohore 2005-2010 të prapambetura të pagesave të PAK. Rreth 2000 persona të kësaj shtrese pretendojnë se edhe pse me vendime gjyqësore të fituara, asnjeri prej tyre nuk është rimbursuar si rezultat i indeksimit të gabuar. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Personave të Kufizuar, Sinan Tafaj, ka kërkuar më shumë vëmendje për këtë kategori dhe ka kërkuar kompesimin e të gjithë personave me vlerën monetare që kanë fituar me vendime gjyqësore.
“Nga të dhënat që ne kemi rezulton se janë me qindra vendime gjyqësore në favor 2000 të verbërve, të cilëve u është mohuar përfitimi i shumës që i ka takuar për kujdestarët e tyre për vitet 2005-2010”, u shpreh Tafaj. Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar të Personave të Kufizuar, ministri i Mirqënies Sociale, Erion Veliaj duhet ta marrë seriozisht këtë kërkesë dhe të bëj një llogaritje korrekte për çdo detyrim financiar që ka ndaj kësaj kategorie sociale.
Tafaj ka kërkuar që vëmendja e ministrisë të mos jetë e drejtuar vetëm në drejtim të personave të verbër, por edhe për përfituesit e tjerë që janë personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë. “Kemi paguar vetë edhe energjinë elektrike, të telefonit dhe atë të transportit urban, ku edhe pse po vjen fundi i vitit, ende nuk është marrë asnjë masë dhe askush nuk është kompesuar”, deklaroi Mybere Prizreni, kryetarja e Shoqatës së Tetraplegjikëve.
Edhe kjo shtresë ka hartuar një sërë kërkesash që do t’ia paraqesë ministrit të Mirëqenies, në lidhje me pagesat e prapambetura. Kërkesat nga Shoqata e të Verbërve dhe Paraplegjikëve, në lidhje ku përfshihen propozimet dhe abuzimet që janë bërë me pagesat kesh për këtë kategori janë dërguar pranë qeverisë, por siç pohojnë edhe përfaqësues të këshillit kombëtar të pesonave me aftësi të kufizuara, ende nuk është marrë një përgjigje zyrtare për këtë çështje. Prej kohësh kjo kategori sociale ka kërkuar një rivlerësim të pagesave, dhe rimbursive që ofrohen nga qeveria për të verbërit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët.
Shkrimi u përditësua në 25 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4259
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24