Dosja 'Llalla'/ Gjykata kthen çështjen për plotësim të hetimeve! Ja dy detyrat që i la akuzës

Dosja 'Llalla'/ Gjykata kthen çështjen për plotësim të hetimeve! Ja dy detyrat që i la akuzës

Adriatik Llalla

Gjykata e Posaçme për Krime të Rënda dhe Korrupsionit ka vendosur të kthejë për plotësim hetimesh, çështjen penale që flet për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Ky i fundit tashmë është vënë nën akuzë nga prokuroria, pasi sipas dosjes së akuzës ka kryer fshehjen e të ardhura.

Mirëpo në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj Llallës ndodhej për diskutim provash në seancë paraprake, gjykata ka vendosur sot të kthejë për rihetim çështjen penale. Vendimi për plotësimin e hetimeve është marrë pas kërkesës së depozituar nga avokati i Adriatik Llalla, Sokol Hazizaj, i cili parashtroi para trupit gjykues se hetimet janë të paplota dhe duhet patjetër të verifikohen trasanksionet bankare për shitjen e  disa pronave të paluajtshme dhe të merret në pyetje një person me banim në Amerikë, që i ka paguar Llallës, 3 mijë euro për lindjen e fëmijës në Amerikë.

Tashmë prokuroria do ketë afat deri në muajit nëntor 2020 për të realizuar këto dy detyra të kërkuara nga avokati dhe caktuara nga gjykata, për tu përballur sërish në gjykatë, për futjen ose jo në gjykim të dosjes penale, ku i pandehur është ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën