Shqiptarja.com ka siguruar foton e dy, prej 4 autorëve, të cilët sulmuan me mjete të forta, mëngjesin e sotëm avokatin Sokol Mëngjesi në zonën e ish-Bllokut. Gazetari Sokol Dema ka siguruar foton e autorëve të cilët po largohen me vrap pas sulmit të kryer ndaj avokatit. Ato janë të veshur me të zeza dhe me kapele në kokë.
Deri tani dy persona janë shoqëruar në policinë e Tiranës si të dyshuar për dhunën ndaj avokatit.
Për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes, policia e Tiranës pritet të dalë me një konferencë për mediat në orën 18:00. Policia ka publikuar dhe foto dhe emrat e 4 autorëve të dyshuar si autorë të dhunës: Ata janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia, dhe Dorian Alia.
Lajmi kryesor: