Të zhdukurit në komunizëm, ende pa varr! Ministri i Drejtësisë: Do angazhohemi për zgjidhjen e çështjes

Fati i të zhdukurve gjatë diktaturës dhe gjetja e mekanizmave për t’i dhënë zgjidhje një çështjeje që ka ende shumë ndjeshmëri për familjarët, ishin në fokus të një konference të zhvilluar nga OSBE në bashkëpunim me ambasadën gjermane dhe aktorë të tjerë në vend.   

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se çështja e të zhdukurve mbetet një plagë e hapur që ka lënë sistemi komunist dhe miratimi i ligjit për shqyrtimin e dokumenteve në 2020 ishte një hap para për t’i dhënë zgjidhje.

'Është pjesë e një procesi për trajtimin e trashëgimisë që la sistemi komunist. Plagët e sistemit komunist nuk janë mbyllur. Çështjen e të zhdukurve e kemi trajtuar në komisionin e ligjeve, me kërkesën e përsëritur të autoritetit për informimin e të zhdukurve. Nga ky bashkëpunim në korrik 2020 u miratua ligji që lejonte shqyrtimin e dokumenteve, dhe u përcaktua kush quhej i zhdukur. Deri në korrik 2020, të zhdukurit ishin përcaktuar si të përndjekur, ç’ka e vështirësonte gjetjen e tyre. Bashkëpunim me një sërë institucionesh. Hapat radhës kanë të bëjnë më angazhimin e të gjithë institucioneve, si ministri angazhim të plotë për zgjidhjen e kësaj çështjeje, hartimin e akteve nënligjore.'- tha Manja.

Ndërsa rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha tha se shteti ka detyrimin të bëje hetime dhe t’u japë përgjigje familjeve që presin prej vitesh të dinë ku prehen të afërmit e tyre.

Ambasadori gjerman Peter Zingraf tha se e mbështesim këtë projekt pasi jemi të vetëdijshëm se çfarë do të thotë të kesh të zhdukur në diktaturë që nuk u dihet fati. Sipas tij zgjidhja e çështjeve të tilla ka lidhje me të shkuarën dhe të ardhmen.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë