Teatri arbëresh në Tiranë flet
shqip me ''Kostandini e Garentina''

Teatri arbëresh në Tiranë flet<br />shqip me ''Kostandini e Garentina''
Teatri arbëresh i shoqatës “Vorea” të komunës së Frascineto-s është ngjitur këtë të enjte në skenën e Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë.
Tragjedia e njohur shqiptare “Kostandini e Garentina” është ruajtur në variantin folklorik edhe tek arbëreshet.

Drama është perfomuar për publikun kryeqytetas me regjinë e Imma Guarasci-t

Kostandini dhe Garentina është interpretuar nga tetë aktorë arbëreshë, të cilët para shfaqjes kanë kënduar himnin shqiptar. Shfaqja ka emocinuar publikun kur arbereshët, të cilët kanë mbi pesë shekuj të mërguar në Itali kanë sjellë pranë spektatorit muzikalitetin e gjuhës arbëreshe, të gërshetuar me këngën dhe vallet tradicionale të përcjella brez pas brezi.

Aktorët  Rossella Belusci, në rolin e nënës së konstadnit, Marria Ferrari në rolin e Garentinës, Giuseppe Basile në rolin e Konstadninit si dhe aktorët e roleve të tjera si Salvatore Giordano e Maria di Cunto kanë pëcjellë ndjesinë e dhimbjes dhe dashurisë e thellë për traditën, gjuhën dhe gjuthçka kanë trashëguar shqiptarët në shekuj.

Më tregoni më shumë për kostumin tuaj, e pyet gazetarja.

‘’Ky është një kostum kur vdes një njeri, është një kostum i familjes shqiptare. Kjo është edhe linja domethënë këmisha. Kur mami më vesh, thotë kjo është linja. Përdoret kemisha dhe linja, që të dyja’’, u shpreh Marria Ferrari, një aktore arbëreshe.
 
Na flisni pak se është e bukur shqipja juaj, i drejtohet gazetarja Rossella Belusci. 

Ndërsa ajo i përgjigjet se është gjuha jonë. 

Presidentja e shoqatës Lucceta Martino është përlotur gjatë fjalës së saj pas shfaqjes duke u shprehur se jemi një gjak e për 500 vjet nuk e kemi harruar atdheun tone.
Sinkron Lucceta.

‘’Unë që erdha më herët në Shqipëri, erdha me miq dhe bëmë një xhiro në të gjithë Shqipërinë dhe përcillja gjunëh 500 vjet që na e tranmetuan prindërit’’, u shpreh Martino. 

 Pas kësaj shaqjeje të premten në mbremje teatri abëresh i Friskitës do të ngjisë në skenë një tjetër vepër, komedinë “Shtëpia e Tatës” 

[gallery]19716[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli