Teatri, Dërhemi: Nr llogarie për
donacione për ta rikonstruktuar
Dëgjesë publike për Teatrin Kombëtar

Teatri, Dërhemi: Nr llogarie për<br />donacione për ta rikonstruktuar<br />Dëgjesë publike për Teatrin Kombëtar<br /><br>
Artistët mblidhen përsëri në një dëgjesë publike për projektligjin e artit dhe Teatrin Kombetar  një muaj pas debatit për Teatrin Kombëtar. Të pranishëm ishin edhe deputetët e opozitës Luciano Boci, Nora Malaj dhe Kejdi Mehmeti.

Dëgjesa u zhvillua në Akademinë e Arteve. Kishte mungesë pjesëmarrje nga artistët , aktori Çeloaliaj e justifikon me rastin e Ditës së Gruas.
Është 8-marsi, e drejta e grave të mos jenë të pranishme sot”, shprehet ai.

Ndërsa aktori i njohur Arben Derhemi tha që brenda javës do hapet një numër llogarie për donacione për rikonstruksionin e Teatrit.

Aktori Kastriot Çipi ishte i pranishëm dhe shprehu pakënaqësitë lidhur me projektin e Teatrit Kombëtar
Në projekligj ministrja ka tendencë për përqëndrimin e pushtetit në duart e saj. I kërkojmë ministres rritjen e buxhetit, që është katandisur sa 1/4 e Teatrit maqedonas. Si mundet ministrja të sigurojë 12 mln lekë për monumentet në rrezik, kur i gjithë buxheti i saj është 16 mln euro. Ministrja ka gënjyer, nuk ka dërguar asnjë email për projektligjin. Siperfaqja e Teatrit 6000 m2, domethënë do të humbasë 3 000 m2. Shkupi që ka më pak banorë se Tirana, janë ndertuar 6 godina teatri. Arkitektet Italiane nuk kanë thënë se godina s'bën!”, shprehet i revoltuar aktori Çipi.

 

 e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi