Teatri i Komedisë, letër Metës:
Të mos votohet ndryshimi i emrit

Teatri i Komedisë, letër Metës:<br />Të mos votohet ndryshimi i emrit
TIRANE- Teatri Kombëtar i Komedisë kundërshton emrin e ri të vendosur për këtë institucioni, Teatri Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”, nga ana e Ministrisë së Kulturës. Në një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, bordi i teatrit i kërkon që Kuvendi të mos e votojë ndryshimin e emrit. “Projektligji nuk është bërë publik, por në dy prononcimet e vetme për këtë çështje, ministrja Kumbaro ka pretenduar në konferencën për shtyp të datës 15 janar se kjo është kërkesë e komunitetit të artistëve” pa sqaruar se cilët janë këta artistë, kur dhe si janë shprehur”, thuhet në letrën e bërë publike të TKK-së.

“Eksperimentet i bëjnë natyrshëm individët gjatë punës krijuese, jo sepse ministria u ka ofruar një teatër për të bërë eksperimente. Gjithsesi, sallat ku jepen shfaqje me “muzikë, kërcim dhe komedi” nuk quhen teatro, por kabare, estrada ose variete”, thuhet ndër të tjera në këtë peticion, ku kërkohet që ndryshimet e tjera në ligjin “Për Artin dhe Kulturën” të bëhen në konsultime me komunitetin e artistëve. Ndryshimi i emrit të TKK-së, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, u miratua nga qeveria më 15 janar dhe tashmë pret miratimin nga Kuvendi”.


Shkrimi u publikua sot (06.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane