Teatri i Komedisë, shkarkohet
drejtori Çipi, në vend të tij Londo

Teatri i Komedisë, shkarkohet<br />drejtori Çipi, në vend të tij Londo
TIRANE -  Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme të qeverisë vendosi për lirimin nga detyra të drejtorit të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Kastriot Çipi dhe emërimin në vend të tij të Kiço Londos.
 
Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim është marrë pas propozimit të bërë nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë.
 
Më poshtë vendimi i plotë i qeverisë:
 
VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL  “KUJTIM SPAHIVOGLI”
 
Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 9, të  ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I:
 
1. Z. Kastriot Çipi, drejtor i Teatrit Kombëtar të Komedisë, lirohet nga kjo detyrë.
 
 
2. Z. Kiço Londo emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
Në mungesë dhe me porosi
 
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
 
NIKO PELESHI

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç