Punimet e fëmijëve në pikturë dhe skulpturë, të cilat kanë lindur si fryt i imagjinatës së tyre gjatë pandemisë COVID 19, janë ekspozuar nën titullin “Trashëgimia kulturore” në hollin e Teatrit të Kukullave.
“Gjatë pandemisë ne kemi pikturuar në shtëpi”.
Artistët e së ardhmes nën kujdesin e zyshës së pikturës, kanë trajtuar tematika të ndryshme, ku mes tyre dominon marrëdhënia e tyre më natyrën
“ Për fëmijët e kursit të skulpturës nuk është hera e parë, që ne kemi punuar online, por marrëdhënia e tyre me ngjyrat edhe dashuria për pikturën, ua ka lehtësuar edhe më shumë punën, e cila është finalizuar në këtë ekspozitë në Teatrin e Kukullave”, shprehet Sala.
E në këtë datë të shënuar, në 1-Qershor, që fëmijët festojnë takimin me njëri tjetrin pas pandemisë, por edhe festën e fëmijëve, ata na rrëfejnë ëndrrat për të ardhmen.
“Ëndrra ime është që të bëhem piktore”, shprehet një nga piktoret e vogla.
“Besoj se në të ardhmen do të bëhem piktore ose violiniste”, një tjetër fëmijë, e cila ka edhe një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e saj: Ruani distancën, edhe tregoni kujdesin e duhur, derisa kjo pandemi të largohet përfundimisht.
Përpos ekspozitës, fëmijët në këtë ditë të veçantë u njohën nga afër dhe me kukullat e personazheve të dashur, si Tre derrkucët, E bukura dhe Bisha, e shumë të tjerë, të cilët i kanë parë në skenën e Teatrit të Kukullave.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.1%
-
Jo
47.3%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6805
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ 10 vite burg për Xhemal Lokën, shtyu gruan në vetëvrasje! Dëshmia e 2 prej fëmijëve në gjykatë: I thoshte do të bëj të pish helm, je në majë të briskut
6 Shkurt, 19:08
-
Agim Baçi: Çfarë duhet t'u shpjegojmë fëmijëve tanë
4 Janar, 22:04
-
Teatri i Kukullave, rikthim për fëmijët pas 3 vitesh mungesë. Rama: Shumë shpejt, gati edhe teatri i ri te Parku i Liqenit
16 Dhjetor 2024, 15:06
-
Përurohet Teatri i Kukullave, Gonzato: BE s’është vetëm rregullore, por dhe ruajtje e identitetit! Rama-fëmijëve: Këtu ka qenë Parlamenti, na konsideroni si kukulla!
16 Dhjetor 2024, 14:00
-
Hapet së shpejti 'Teatri i Kukullave' në qendër të Tiranës, Rama publikon pamjet (VIDEO)
12 Dhjetor 2024, 12:10
-
Lezhë, dalin nga ngujimi fëmijët e familjeve që vuajnë plagën e gjakmarrjes
10 Dhjetor 2024, 16:50
-
Presidenca ndriçohet nga dritat e festave, kreu i shtetit i ndez bashkë me fëmijët! Koncert dhe dhurata për të vegjlit
6 Dhjetor 2024, 19:32
-
Tiranë/ Zjarri përfshin banesën në Allias, plagosen lehtë nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur! Hetime për shkaqet
28 Nëntor 2024, 15:55
-
Melsi Qirici emërohet Drejtoreshë e Teatrit të Kukullave dhe Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë
24 Korrik 2024, 21:58
-
Java e Europës, muzikë, panair e filma në Shirokë! Teatrot me shfaqje në Tiranë e rrethe! 'Shhh...mbaje sekret’, te ‘Tonin Harapi’ Klaudia Hila!
4 Maj 2024, 11:03
-
Reportazh/ Një festë ‘sekrete’ në Teatrin e Kukullave
27 Prill 2024, 17:12
-
Durrës, nis kampionati botëror i shahut për fëmijë! 380 pjesmarrës, presidenti Begaj: Shqipëria motivuese e talenteve
26 Prill 2024, 17:54