Teatri i Metropolit mbush 10 vjeç,
çfarë më tundoi për ta themeluar

Teatri i Metropolit mbush 10 vjeç,<br />çfarë më tundoi për ta themeluar<br>
Nuk e di pse kjo shprehje e Niçes më vjen ndër mend në këtë fillim pranvere. Në këtë muaj të dashur i cili më bën nostalgjik e më kthen dhjetë vite më parë, ku fati mëçoi në atë ndërtesë të shenjtë, dikur me emrin “Varjete e Tiranës”.

Në atë ambjent artistik unë kisha përjetuar çaste të paharruara si student. Ishte ajo kohë kur një shfaqje e Varjetesë së Tiranës eklipsonte çdo ngjarje tjetër kulturore në kryeqytet. Por, kjo kishte kohë që nuk ndodhte më, e megjithatë në atë ndërtesë të rrënuar vazhdonin të rezononin tingujt e zërit të Vaçe Zelës, Pavlina Nikës, Anita Takes, Ema Qazimit, Liljana Kondakçiut, Irma Libohovës, Luan Zhegut, Kozma Dushit, et, humori brilant i Ramazan Zyberit, Skënder Sallakaut, Vasillaq Vangjelit, Agim Bajkos, Xhevahir Zenelit, Marjana Kondit, Vegim Xhanit, Kosta Kamberit, etj.

Nuk jam në gjëndje ta shpreh me fjalë se sa shumë më magjepste ai ambjent, sa shumë më frymëzonte dhe një fuqi e mistershme më tundonte të luftoja për ta shpëtuar këtë godinë e për të themeluar Teatrin e Metropolit që sot mbush 10 vjet.

Por, ky nuk është një triumf personal, është një përpjekje e vazhdueshme e një brezi aktorësh të edukuar për tëçmuar vlerat dhe për mos ti harruar ato. Ky teatër i ri ngjalli tek të rinjtë një ambicie të lartë. Të gjithë filluan të zbulonin tek vetja një talent, njëëndërr dhe krijuan kështu gjeneratën e re të arttistëve të apasionuar pas teatrit. E kjo teatër mani u kthye në epidemi. Por jemi larg detyrës së përbashkët aktorë -spektatorë për ta bërë teatrin një nevojë jetike për shoqërinë. E kur tja arrijmë këtij qëllimi final mund të themi pa frikë se Shqipëria po ndryshon. Kemi ecur përpara, jemi bër njerëz më të mirë. E kjo sfidë e madhe kërkon sakrifica në kohët e vështira që po jetojmë.

Dhe në këtë “furtunë” pranvere, ku historia e teatrit mban frymën, më vjen ndër mënd shprehja: “Për çdo hap në dritë paguhet taksa e hijes dhe për çdo hap në errësirë paguhet gjithë mungesa e dritës”.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi