Teatri i Provincës së Casertas
shfaq "Provat e aktorit" në Tiranë

Teatri i Provincës së Casertas<br />shfaq
Komedia “Prova e Aktorit” është ngjitur këtë të enjte në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ne Tiranë, ndërsa do të shfaqet sërish edhe të martën në mbrëmje.
 
E konceptuar si një satirë mbi sistemin e Artit nëpër botë dhe gjendjen e tij, komedia ka shkaktuar shumë të qeshura në publik me historitë e keqkuptimeve.

Komedia “Prova e aktorit” e shfaqur nga trupa italiane e teatrit të Casertas është homazhi më i sinqertë i komedisë së influencuar nga Pirandello dhe ironia e Eduardo de Flilippos, të cilit i është dedikuar kjo vepër.

Një çift aktorësh diletant, të cilët janë përzgjedhur nga një sufler dhe asistent regjisor nervoz, duan të vënë në skenë me një aktore shumë të vjetër në moshë një tekst tepër provokues: “Kush?” nga dramaturgu Aristide De Tremelloni Tudorsecchi della guardia Val di Fasa.

Keqkuptimi verbal mbretëron në të gjithë pjesën, ndërsa aktorët të gjithë dramën historike “Vdekja e Çezarit” e transformojnë në një ‘”Palaçollëk” origjinal duke krijuar situata ekstreme komike.

Pas kësaj Mariani, kritike arti dhe televizioni ka ndjekur fshehtas “Provën e aktorit” dhe i jep goditjen e fundit skenike.

Kjo komedi prezantohet në Tiranë nga teatri i komunes se Casertas me aktorët italianë Mario Bilardi, Carlo Celotti, Francesco Maienza, Valentina Rossi, Ivan Santinelli dhe Luigi Smimmo dhe me regji dhe dramaturgji të italo-shqiptarit Patrizio Ranieri Ciu.

[gallery]20034[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur