-Dy vepra të klasikëve të letërsisë turke dhe të lindjes do të prezantohen në Kosovë, nën organizimin e Institutit "Yunus Emre"-
PRISHTINE, 20 Janar/ATSH/-Dy shfaqje të teatrit "Nefes", në Stambollit, do të prezantohen në Kosovë, duke përzgjedhë dy qytete, atë të Prishtinës dhe të Prizrenit.
Shfaqjet "Thellësitë e ëndrrës", dhe "Kelile Dimne", janë shfaqjet që do të prezantohen në këto dy qytete. "Kelile Dimne", do të prezantohet më 21 janar në ora 13:00, në Teatrin "Dodona", ndërkaq, më 23 do të jepet në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, në ora 14:00.
Kurse shfaqja "Thellësitë e ëndrrës", do të prezantohet më 21 janar në ora 19:00, në Teatrin "Dodona", kurse në Prizren, më 23 janar, në ora 19:00, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren.
"Thellësitë e ëndrrës", është një prej veprave më të famshme, e njërit prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë turke, Ahmed Hilmi e dramatizuar nga Hysejin Sorgun, nën mbikëqyrjen e Mevlana Idris. Edhe vepra klasike e letërsisë së Lindjes "Kelile dhe Dimne" është dramatizuar nga Hysejin Sorgun.
Lojërat teatrale të cekura më lartë, janë luajtur në vendet e ndryshme të Turqisë dhe kanë pasur një bujë të madhe në mediet kombëtare. Loja "Thellësitë e ëndrrës" ka marrë çmimin Eskader në vitin 2013./a.gegvataj/