Teatri Kombëtar i hap dyert Gjergj
Prevazit

Teatri Kombëtar i hap dyert Gjergj<br />Prevazit
TIRANE - Ndryshim total përplasje kulturash”, shfaqja nga Dance Theater e Gjergj Prevazit erdhi si një risi për koreografi në shqiptare. “Kjo shfaqje është pjesë e një turneu prezantimesh që kompania Albania Dance Teater do të zhvillojë duke filluar nga data 8 Prill ora 19:00 në Teatrin Kombëtar, për të vijuar në datat 11 dhe 13 Prill në festivalin ndërkombëtar “Quelli che la danza” në Salerno, Itali”, njofton zyra e shtypit të Teatrit Kombëtar në Tiranë”. “Ndryshim Total - Përplasje Kulturash” me protagonistët e Dance Teater: Gjergj Prevazi (Shqipëri); Katharina Maschenka Horn (Gjermani) dhe Labinot Rexhepi (Kosovë) rikthehet në Tiranë!

Duke pasur në fokus konfrontimin e shumë ideve, kulturave, edukimeve me kahe shpesh të kundërta, premiera rezultoi të ishte e suksesshme, kur u dha në nëntorin e vitit të kaluar në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve në Tiranë. Përmes një vallëzimi të egër e romantik në fokus pjesës teatrale ishte një çift multikulturor: Katharina, ne rolin e një gruaje gjermane dhe Labinoti në rolin e një burri shqiptar. Raportet e tyre familjare dhe kulturat e ndryshme, prej të cilave rrjedhin, u shkaktojnë shumë probleme. Idetë kontradiktore rreth ndarjes së roleve mes gruas dhe burrit, si dhe detyrimet shoqërore bëhen shkak debatesh të forta dhe diskutimesh të vazhdueshme parimore. Intriga fokusohet në çështjen: A do ta kenë të mundur ata të kapërcejnë problemet e tyre? Koreografi Gjergj Prevazi shprehet se “Kjo temë është pjesë e diskutimeve dhe debateve në shumë vende europiane, ku prezenca e nacionaliteteve ekstrakomunitare është e konsiderueshme. P.sh. në Gjermani, ku ka një prani mjaft të madhe të turqve, kultura e të cilëve dallon jashtëzakonisht shumë nga ajo e gjermanëve; kjo temë është një çështje, e cila thuajse çdo ditë është e pranishme në median e atjeshme. Për dhe mbi këtë temë ka interesim nga mjaft institucione donatore të kulturës në Europë. Sigurisht, e ardhmja e kulturës europiane është me kahe nga bashkëveprimi dhe moskonfliktimi i vlerave dhe traditës së vyer që trashëgojnë popuj me kultura të ndryshme”. Prevazi ka pasur një ngacmim interesant për ta trajtuar problemin mbi teknika të vallëzimit.

“Kujtoj këtu faktin e njohur historik se në Romën antike, dansin ekspresiv e solli popullata etruske, që në atë kohë konsiderohej inferiore përballë asaj romake. Në kohët moderne flitet gjithnjë e më tepër për art e kulturë evropiane, e më pak për gjermane, italiane, franceze apo britanike...” Nuk është hera e parë që koreografi Prevazi performon dhe drejton Dance Theater. Prej 14 vjetësh ai e ka bërë këtë lloj arti prezent në Shqipëri, falë shfaqjeve dhe prezantimeve në shumë skena e festivale shqiptare, të Albanian Dance Theater Company, që ai drejton.


Shkrimi u publikua sot (5.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print) 


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë