TIRANE- “Tartufi”, vepra e Molierit do të jetë pjesë e sezonit artistik të Teatrit Kombëtar. Drejtori i TK, Hervin Çuli e konsideron premierën si një nga më të rëndësishmet e këtij sezoni artistik, për shkak se kjo vepër rikthehet në skenë pas 20 vjetësh mungesë. Shfaqja do të vijë në skenë nga regjisori Erion Kame.

Përveç aktorëve të karrierës, me këtë vepër do të ngjiten në skenë edhe aktorët që marrin pjesë në audicionet e datave 16-17 tetor, ku bëhet fjalë për rolin e Marianës në vepër. Regjisori Kame shprehet se “Tartufi” ndryshe nga pjesët e tjera të sezonit artistik të Teatrit Kombëtar vjen si një komedi klasike e teatrit. Për publikun shqiptar dhe aktorët e karrierës në TK, veprat më të njohura të Molierit janë Tartufi, Don Zhuani, Mizantropi, Kopraci dhe Borgjezi fisnik.

“Tartufi” që do të vijë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar është përkthyer nga Sotir Caci. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)