Teatri Kombëtar, akt bllokimi nga
zjarrfikësja në 2002: Rrezik zjarri

Teatri Kombëtar, akt bllokimi nga<br />zjarrfikësja në 2002: Rrezik zjarri<br>
TIRANE - Ndërtesa e Teatrit Kombëtar në Tiranë nuk plotëson as standardet më minimale për të qenë e tillë, por njëherazi po cilësohet edhe si rrezik për shëndetin e aktorëve por edhe spektatorëve që ndjekin shfaqjen.

Godina rezulton të jetë bllokuar që në vitin 2002-2003 nga një akt-bllokimi nga Drejtoria e Shërbimit Zjarrfikës të cilin e disponon "Shqiptarja.com". Sipas dokumentit, nga verifikimi i bërë në atë kohë ka rezultuar se godina e teatrit kishte në përbërje një material lehtësisht të djegshëm dhe rrjeti elektrik ishte i amortizuar.

dokumenti

Alarmi i ngritur nga zjarrfikësja nuk është zbatuar asnjëherë. Kujtojmë se pak ditë më parë kyebashkiaku Veliaj u shpreh i vendosur për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar. Kreu i Bashkisë tha se kjo godinë nuk ka asnjë vlerë monumentale për shkak të amortizmit të tejskajshëm, por shtoi se mbi rrënojat e ndërtesës së vjetër do ndërtohet një ndërtesë moderne. 

Për ta bërë edhe më bindës qëndrimin e tij ai deklaroi se kjo godinë për shkak të materialeve të përdorura ka ndikuar në sëmundjen me kancer të shumë aktorëve, duke hapur kështu një debat tjetër që mund të afrojë edhe më datën e shembjes së ndërtesës së vjetër.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi