Teatri Kombëtar, PD dhe LSI thërrasin në seancë dëgjimore Veliaj, PS: Dy firma të dyshimta
Komisioni Parlamentar i Medias thërret në seancë dëgjimore për Teatrin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj lidhur me debatin për ndërtesën e Teatrit Kombëtar.
Komisioni parlamentar i Medias
Redaksia 14 Qershor 2018, 19:27 | Përditesimi: 14 Qershor 2018, 20:53
Komisioni Parlamentar i Medias ka thirrur në një seancë dëgjimore kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj lidhur me pr/ligjin që parashikon shembjen e ndërtesës ekzistuese të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e të riut.
Kërkesa drejtuar kryebashkiakut Veliaj mban firmat e deputetëve të PD dhe LSI, anëtarë të këtij komisioni si kryetarja Albana Vokshi dhe anëtarët Luçiano Boçi, Kejdi Mehmetaj, Endri Hasa, Valentina Duka, Nora Malaj dhe Luan Baçi.
Një ditë më parë 'Media' dëgjoi aktorët dhe artistët që kundërshtojnë ndërtimin e Teatrit, ndërsa e ftuar ishte edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila nuk u paraqit.
Po shihja me interes dhe me vemendje kerkesen per:
Seancë dëgjimore me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, për informacion dhe shpjegime të mëtejshme në lidhje me projektligjin “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, ne godinen e Teatrit Kombetar (me kerkese te nje grupi deputetesh).
Besoj duhet te kete ndonje shkarje ne korrektesine e kerkeses, pasi firmat e dy prej deputeteve nuk ngjajne me te verteten e tyre. Ndoshta e keni bere kete prej ngutit te pashembullt qe keni treguar prej kohesh e ne vazhdimesi.
Uroj në reagimin tuaj distancues!
Me respekt
Kërkesa e PD-së dhe LSI-së për seancë dëgjimore me Veliajn tek Komisioni i Medias
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:43
Teatri, kërkesa e PD-LSI për seancë dëgjimore me Veliaj, PS: Dy firma të falsifikuara
Kërkesa e PD dhe LSI për të thirrur kryebashkiakun Erion Veliaj në seancë dëgjimore te komisioni i Medias për çështjen e Teatrit Kombëtar, ka sjellë reagimin e socialistëve. Kjo kërkesë është firmosur nga shtatë deputetë të PD dhe LSI.
Por, Partia Socialiste ka hedhur dyshime lidhur me dokumentin e depozituar në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Sipas deputetes Vilma Bello, ka dyshime për vërtetësinë e firmave të deputetëve të LSI Shezai Rrokaj dhe Kejdi Mehmetaj.
(Dy firmat për të cilat PS pretendon se janë të falsifikuara)