Teatri, Robert Ndrenika: Na kishin
thënë s'na do, por Rama na dashka

Teatri, Robert Ndrenika: Na kishin<br />thënë s'na do, por Rama na dashka<br>
Robert Ndrenika ishte ndër aktorët pjesëmarrës në prezantimin e projektit për Teatrin e ri Kombëtar nga kryeministri Edi Rama dhe arkitekti danez Bjorke Ingles. 

Duke iu referuar debateve për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e teatrit të ri, Ndrenika kërkoi transparencë, por nuk shmangu as batutat për kryeministrin.   

"Kryeministri nuk na donte se kështu na kishin thënë, por rezulton se na dashka", tha Ndrenika, tha Ndrenika duke iu referuar pikërisht zotimit të kreut të qeverisë se Teatri i ri do ndërtohet brenda tre viteve dhe do jetë një ndërtesë moderne.  

Për sa i përket projektit të prezantuar, Ndrenika tha se është kundër metodës së ndërtimit të tij përmes Partneritetit Publik- Privat, ose ndryshe koncensionit. Ai shtoi se do donte ta njihte nga afër maketin për të parë si do të jetë skena. “Më shqetëson Partneriteti Publik- Privat. Kjo është dyndje e xhunglës urbane. Por unë dua ta shoh në maket, për të parë nga afër si është skena dhe xhepat e saj. Ajo që na intereson ne artistëve”, deklaroi aktori i madh, një nga zërat kundër prishjes së teatrit aktual.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi