'Teatri, si stallë kuajsh...!', Rama citon mesazhin e fortë të aktorit, Bruno Shllaku

'Teatri, si stallë kuajsh...!', Rama citon mesazhin e fortë të aktorit, Bruno Shllaku

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me citimet e aktorëve që janë pro ndërtimit të një teatri të ri. Kësaj here Rama ka publikuar mesazhin e fortë të dhënë nga aktori i njohur Bruno Shllaku, i cili e ka krahasuar teatrin aktual si një stallë.

Shllaku thotë se Teatri është ndërtuar nga Italia fashiste për të shërbyer si kapanon truprojash.

Kujtojmë se shumë prej artistëve janë të ndarë nga të tjerët ku janë shprehur se nuk do të lejojnë që të shembet Teatri aktual , pasi sipas tyre në të kanë të gjitha kujtimet dhe duhet të ruhet si monument.


Rama shkruan:

"Miti i skenës shkodrane Bruno Shllaku, ishte vetëm 11 vjeç, kur u ngjit në skenën teatrore. Ndërsa si profesionist ai e nisi karrierën në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Si emigrant, së bashku më të shoqen Paskualinën, edhe ajo artiste e “Migjenit”, krijoi një teatër fëmijësh jashtë vendit. Pas rikthimit në Shqipëri, si aktor dhe regjisor i Teatrit “Migjeni”, Bruno Shllaku, ka pasur një karrierë të pasur me personazhe në skenë dhe ekran. Opinioni i tij për çështjen e Teatrit Kombëtar është i qartë.

BRUNO SHLLAKU:

Më vjen mirë që gjithmonë gjërat e mira vazhdojnë sipas traditës klasike, të lindin me vështirësi. Kam parasysh për analogji momentin e parkut të Liqenit, kur u vërsulën i madh e i vogël me drurë e me shkopinj dhe mjete rrethanore për ta ndaluar të bëhej, dhe po ato njerëz vijnë dhe gjejnë qetësi dhe kënaqen, ndoshta - ndoshta edhe mburren në heshtje. Përsa i përket çështjes së Teatrit, më vjen keq se shumë nuk e dinë që është një godinë që i përket një stalle kuajsh, që Italia fashiste e ndërtoi për kapanon truprojesh. Ajo vërtetë që ka vlera, por do të marrë vlera më të mëdha kur të bëhet një godinë e re, bashkëkohore që t’i përkasë Teatrit të Tiranës, i cili shumë shpejt do të jetë në bashkëbrinj me qytete të mëdha të Europës. Reliket, figurat, objektet e suveniret e atij teatri, do të jenë në një seli të shenjtë si Teatri i Ri modern, që jam i bindur se do të ndërtohet. Jam dakord që Teatri i Ri të fillojë punën një orë e më parë dhe madje kam besim absolut te arkitekti që do vërë dorë në teatër."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 07/08/2019 18:42

    Kapanon ushtaresh ka qene dhe kinema brigada qe u shemb ne kohen e diktatures

    Përgjigju
  • Vicidoli: 07/08/2019 17:07

    Ju jeni te gjith injoranta teatri duhet me u ndertue ne djepin e kultures Arbnore ne Vicidol

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda