Teatri ‘Skampa’ i Elbasanit së shpejti me një pamje të re, del projekti

Teatri ‘Skampa’ i Elbasanit së shpejti me një pamje të re, del projekti

Projekti i teatrit 'Skampa'

Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi në mbledhjen e djeshme projektin për rikualifikimin e teatrit “Skampa”. Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi teksa ka shpërndarë projektin, thekson se është i ndarë në tre faza, ndërsa parashikon rikonstruksionin e ambienteve të brendshme të cilat janë të amortizuara, ngrohjen qendrore të godinës dhe fasadën për ta sjellë në kohë.

“Teatri “Skampa” është i vetmi objekt kulturor në qytetin e Elbasanit, i ndërtuar rreth viteve 1935. Gjendja fizike e godinës së teatrit, fasadat dhe ambientet e brendshme janë tepër të amortizuara, po ashtu fasada e shumë viteve më parë stonon me pamje e përgjithshme të qytetit.

Rikonstruksioni i teatrit tashmë është emergjent pasi ambientet e brendshme pengojnë zhvillimin normal të aktiviteteve për shkak të degradimit të tyre. Po ashtu vendosja e izolimit akustik në sallën e orkestrës dhe baletit është nevojë emergjente pasi pengon kryerjen e aktiviteteve të artistëve. Për t’u theksuar është fakti se mungon totalisht termoizolimi i strukturës, e po ashtu shtresat, rafinatura, dhe tualetet janë jashtë funksionit.

Godina e re do të shkojë përshtat gjithë ndryshimeve që ka pësuar qytetit, do të garantojë komoditet për artistët në punën e tyre dhe komoditet për artëdashësit. Elbasanasit në historinë e tyre kanë treguar dhe vazhdojnë të tregojnë se e duan artin dhe të bukurën” shprehet deputetja Kushi. Projekti është bërë nga Kliton Kapaja. Pak vite më parë teatri u përfshi nga flakët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?