Deputetët e Partisë Demokratike të Komisionit Parlamentar të Medias kanë thërritur në një tjetër seancë dëgjimore kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për çështjen e Teatrit Kombëtar. 

Javën e kaluar, deputetët e PD nuk lejuan raportimin e Veliajt te Media, me pretendimin se kryebashkiaku nuk ishte i ftuar atë ditë. Gjatë kësaj seance pati edhe tensione, ku deputetët e PD Flamur Noka dhe Ervin Salianji tentuan të nxjerrin Veliaj me forcë nga komisioni parlamentar i medias. 

Ndërsa këtë të mërkurë, Veliaj njoftoi se arriti marrëveshje me një grup artistësh për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, por opozita sërish nuk ndalet dhe ka vendosur të dëgjojë Veliaj në një seancë te komisioni i Medias në datën 4 korrik. Shkresa mban firmat e deputetëve Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Kejdi Mehmetaj, Nora Malaj, Endri Hasa, Valentina Duka. 



(Kërkesa e deputetëve të opozitës për seancë dëgjimore me Veliajn)