Tedi Papavrami sjell librin e tij
"Arrati për një violinë"

Tedi Papavrami sjell librin e tij<br />"Arrati për një violinë"
GJENEVË (ZVICËR) - Tedi Papavramit do të jetë sërish i ftuar para publikut në Gjenevë, këtë herë jo për një koncert, por për provimin e librit «Fugue pour violon seul» (Arrati vetëm për një violinë), ngjarje që e organizon Universiteti Popullor Shqiptar i Gjenevës. Mbrëmja letrare do të moderohet nga Besa Myftiu.
 
Tedi Papavrami, i lindur në Tiranë, u lidh me violinën që në moshën katërvjeçare. Studioi violinë me të atin, profesorin e njohur Robert Papavrami, i cili ka ndikuar mjaft në të ardhmen e tij artistike.
 
Përtej muzikës, Tedi Papavrami ka shfaqur edhe mjaft prirje të tjera në art. Kësisoj, një interes të madh për Tedi Papavramin paraqet letërsia. Madje, në vitin 2000, shtëpia botuese franceze “Fayard” e emëron përkthyes zyrtar të shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)



 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan