TEHERAN, 8 dhjetor /ATSH-AFP/ - Irani mbështet iniciativën ruse për rifillimin e negociatave mes qeverisë dhe opozitës siriane dhe do të kontribuojë për një zgjidhje politike të konfliktit, konfirmoi sot në Teheran, shefi i diplomacisë siriane, Walid Mouallem.
"Rusia, një aleat i regjimit të Bachar al-Assad priti në muajin nëntor një grup opozitarësh sirianë dhe më pas një delegacion të drejtuar nga Mouallem. Këto vizita i mundësuan Moskës për të siguruar një marrëveshje për rifillimin e diksutimeve pa kushte paraprake", sipas një zyrtari rus.
"Kam pranuar që Lavrov (shef i diplomacisë ruse, Serguei Lavrov) të vazhdojë bisedimet në kuadër të dialogut mes Sirisë dhe Moskës", deklaroi Mouallem në një konferencë shtypi të përbashkët me homologun iranian, Mohammad Javad Zarif.
"Kam mirëpritur mbështetjen e Zarif për këtë plan. Nuk ka asnjë dyshim që Irani do të kontribuojë për arritjen e një zgjidhjeje politike", shtoi ai.
Zarif, pa u shprehur qartë për mbështetjen iraniane për planin rus, konfirmoi se Irani ishte shprehur që prej fillimit të konfliktit se duhet gjetur një zgjidhje politike pa ndërhyrje të huaja.
"Të gjitha palët siriane do të jenë të pranishme për arritjen e një zgjidhjeje", shtoi Zarif duke shpresuar se këto përpjekje do të nxjerrin frytet e tyre./
/ec/










