Foto: Flamuri i Iranit dhe i SHBA-së
Irani u ka komunikuar ndërmjetësve kushtet e tij për rifillimin e negociatave që synojnë t'i japin fund luftës me Shtetet e Bashkuara, raportoi Al Jazeera, duke cituar deklaratat e shefit të sigurisë iraniane Mohsen Rezaei.
Kushtet "përfshijnë përfundimin e luftës në të gjitha frontet, lirimin e fondeve iraniane dhe heqjen e bllokadës detare", tha Rezaei, duke shtuar se "konsultimet me ndërmjetësuesit e Katarit dhe Pakistanit po vazhdojnë" dhe se "Teherani është duke pritur një përgjigje nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump".
Lajmi kryesor:
Rebelët Huthi mesazh Italisë: Nuk jemi në luftë me ju, por aeroplanët tuaj janë atje! Zjarr në aeroportin e Riadit, shkakton panik
LAJMET MË TË VLERËSUARA








