Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, është shprehur se çdo veprim apo ndërhyrje në Ngushticën e Hormuzit, vetëm sa do ta ndërlikonte situatën.
"Çdo veprim ose ndërhyrje në Ngushticën e Hormuzit vetëm sa do ta ndërlikonte situatën", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, në përgjigje të planit të fundit të vendeve evropiane për të formuar një koalicion për të garantuar sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit pas luftës.
"Irani ka garantuar sigurinë e Ngushticës së Hormuzit për dekada të tëra dhe, me ndihmën e shteteve rajonale, Irani është i aftë të garantojë sigurinë dhe lundrueshmërinë atje, me kusht që ndërhyrja dhe lufta aktuale të ndërpriten", shtoi ai, i cituar nga agjencia e lajmeve ISNA.
Irani, shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, mban marrëdhënie diplomatike me shtetet evropiane dhe kur është e nevojshme, mban diskutime dhe kontakte me to, por "Irani gjithmonë do ta konsiderojë qëndrimin e zyrtarëve gjermanë ndaj vendit si të gabuar".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Konflikti mbaron brenda prillit! Kina s'do t’i dërgojë më armë Iranit, Hormuzi do të hapet! Sulmon Melonin: Kush s’na ndihmon, s’është më njësoj për ne









