Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka vendosur ndalimin e kandidimit të Alaudin Malajt për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Ky vendim erdhi pas prezantimit të relacioneve të përgatitura nga relatorët, për kandidatët që kanë aplikuar për vendet vakante të shpallura nga Institucioni i Presidentit të Republikës.
Malaj ishte në listën prej 10 personave që kanë kandiduar për një vend në gjykatën Kushtetuese, për zëvendësimin e gjyqtares Sonila Bejtja, emërtesë e Presidentit Begaj.
KED nuk dha një arsye për këtë përjashtim, por 5 vite më parë Alaudin Malaj i shpëtoi vetingut duke dhënë dorëheqjen, që sipas ligjit nënkuptonte edhe largim nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.
Tashmë KED do të shqyrtojë një nga një të gjithë emrat e që kanë kandiduar në këtë pozicion së bashku me 9 emra të tjerë që kanë aplikuar tek Kuvendi i Shqipërisë që do t’i zënë vendin gjyqtares së dorëhequr Elsa Toska.
Alaudi Malaj sëbashku me gjyqtaren tjetër të Apelit pak vite më parë, Shpresa Beçaj gjykuan ish-kryedemokratin Lulzim Basha për akuzat e lobimit me para ruse. Bëhej fjalë për 500 mijë dollarë amerikanë që PD e Lulzim Bashës akuzohej se i kishte përdorur për të lobuar në SHBA.
Këta 2 gjyqtarë nuk e besuan dëshminë e Nicolas Muzin në Departamentin e Drejtësisë në SHBA që tha se kishte marrë 500 mijë USD nga PD-ja e Lulzim Bashës. Në 15 maj 2020, gjyqtarët Shpresa Beçaj dhe Alaundin Malaj vendosën pushimin e çështjes, duke shpëtuar kësisoj Lulzim Bashën nga ndëshkimi penal. Gjyqtari i tretë Shkëlqim Mustafa votoi kundra mbylljes së dosjes së lobimit rus pa ndëshkim.
Edhe pse trupa gjykuese u nda, vlen të theksohet se dosja e lobimit rus është sabotuar kryesisht nga prokurorët e Tiranës, që më heqjen e akuzës së pastrimit të parave, deri tek hetimet e mangëta.
Njoftimi i KED:
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në përbërje të plotë të anëtarëve të tij dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ftuar, në përputhje me pikën 2, të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, zhvilloi të mërkurën, më datë 15.04.2026, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të publikuar në njoftimin zyrtar.
Pas prezantimit të relacioneve të përgatitura nga relatorët, për kandidatët që kanë aplikuar për vendet vakante të shpallura nga Institucioni i Presidentit të Republikës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi:
Ndalimin e kandidimit të z. Alaudin Malaj, për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës, me datë 31.10.2025.
Komente












nuk duhet te rikthehen element te tille ne drejtesi
Përgjigju