Irani nuk do të pranojë kurrë që programi i tij mbi pasurimin e uraniumit të reduktohet në një "lodër" në përfundim të negociatave me fuqitë e mëdha, deklaroi sot Majid Takhte Ravanchi, njëri prej negociatorëve kryesorë iranianë, për agjencinë zyrtare IRNA.

"Ne ia kemi shprehur palës tjetër. Ne nuk do të pranojmë që progarmi ynë për pasurimin e uraniumit të shndërrohet në një lodër", deklaroi Takhte Ravanchi

"Progarmi ynë mbi pasurimin e uraniumit ka një skemë të saktë dhe ne nuk mund të pranojmë diçka që del jasht kësaj skeme", shtoi ai duke iu referuar ambicieve të iranit për të pasur një progarm të pasurimit të uraniumit në nivel industrial.

Zgjerimi i programit të pasurimit të uraniumit është çështja kryesore ku nuk bien dakort Irani dhe fuqitë e mëdha të grupit 5+1 (SHBA, Francë, Britani e Madhe, Rusi, Kinë dhe Gjermani) që negociojnë një marrëveshje përfundimtare për t'i dhënë fund 10 viteve krizë./ATSH/