/ATSH-AFP/ - Një përgjegjës i lartë iranian përpiqet të largojë shqetësimet amerikane mbi blerjen e përbërësve për reaktorin në ndërtim të Arakut, duke theksuar se Teherani respekton marrëveshjen ndërkombëtare të nënshkruar në Gjenevë në vitin 2013 dhe të shtyrë deri në verën e ardhshme.

Revista amerikane, "Foreign Policy", theksoi sot se SHBA-ja kishte njoftuar në fillim të nëntorit ekspertët e Këshillit të Sigurimit në OKB se Irani po përpiqej të bilnte ilegalisht pajisje dhe materiale për reaktorin me ujë të rëndë të Arakut, që mund të përdoret për prodhimin e bombës atomike.

Irani ka njoftuar se ka bërë modifikime në këtë reaktor, ndërtimi i të cilit është ndërprerë, për të limituar sasinë e plutoniumit që do të prodhohet, ndërkohë që perëndimorët kërkojnë që ky projekt të braktiset.

"Nuk kam asnjë informacion mbi këto belrje. Edhe nëse ka pasur blerje, kjo nuk shkon as kundër marrëveshjes së Gjenevës as kundër zgjatjes me shtatë muaj", theksoi zëdhënësi i Organizatës Iraniane të Energjisë Atomike (OIEA), Behrouz Kamalvandi, në përfundim të një konference ndërkombëtare në Teheran.

"Ajo që u arrit në Gjenevë, është që ne të mos instalojmë më materiale të reja", theksoi Kamalvandi për gazetarët.

Për shkak të mos arritjes dot në një rregullim të plotë dhe përfundimtar në Vjenë më 24 nëntor, grupi "5+1" (Kinë, SHBA, Britani e Madhe, Rusi dhe Gjermani) dhe Republika Islamike vendosën cazhdojnë bisedimet dhe të zgjasin marrëveshjen ekzistuese deri në verën e vitit 2015.