Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thirrur një takim urgjent në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar krizën në Ngushticën e Hormuzit dhe negociatat me Iranin. Sipas Axios duke cituar dy zyrtarë amerikanë, njëri prej të cilëve tha se nëse nuk ka një përparim së shpejti, lufta mund të rifillojë në ditët në vijim.
Në takim morën pjesë Zëvendëspresidenti J.D. Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, shefi i Pentagonit Pete Hegseth dhe Sekretari i Thesarit Scott Bessent.
Më herët Trump deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se Irani nuk mund t'i shantazhojë me mbylljen e Ngishticës së Hormuzit siç kanë bërë prej vitesh.
"Ata nuk mund të na shantazhojnë. Po flasim me ta dhe, e dini, po mbajmë një qëndrim të ashpër. Ata vranë shumë njerëz”, tha Trump.
Ndërkohë ushtria amerikane po planifikon të nisë në ditët në vijim një seri bastisjesh dhe sekuestrimesh të anijeve të lidhura me Iranin në ujëra ndërkombëtare, në një lëvizje që synon të rrisë presionin ekonomik dhe ushtarak ndaj Teheranit, ndërsa tensionet në Ngushticën e Hormuzit mbeten të larta.
Sipas raportimeve të Wall Street Journal, SHBA po përgatitet të ndalojë cisterna dhe anije tregtare të dyshuara si të lidhura me Iranin edhe jashtë Lindjes së Mesme, duke zgjeruar ndjeshëm operacionet e saj të mbikëqyrjes detare në nivel global.
Ky zhvillim vjen në një moment kur forcat iraniane kanë shtuar praninë e tyre në Ngushticën e Hormuzit dhe kanë sulmuar të paktën dy anije tregtare, ndërsa Teherani ka deklaruar se po “kontrollon fort” këtë rrugë ujore strategjike.
Sipas burimeve amerikane, administrata e Uashingtonit synon të rrisë presionin për ta detyruar Iranin të garantojë kalim të lirë në ngushticë dhe të bëjë lëshime në programin e tij bërthamor, i cili mbetet një nga pikat kryesore të negociatave mes dy vendeve.
Komanda Qendrore e SHBA-së ka bërë të ditur se 23 anije që janë përpjekur të lundrojnë nga portet iraniane janë ndaluar tashmë, si pjesë e një bllokade detare në rritje.
Zyrtarë ushtarakë amerikanë theksojnë se operacioni do të synojë çdo anije me flamur iranian ose ato që ofrojnë mbështetje për Teheranin, përfshirë edhe të ashtuquajturën “flotë në hije”, e cila dyshohet se shmang sanksionet dhe rregulloret ndërkombëtare.
Rritja e tensioneve vjen ndërsa një armëpushim i përkohshëm mes palëve pritet të përfundojë javën e ardhshme, ndërsa raundi i fundit i negociatave nuk ka sjellë përparim të dukshëm.
Iran.jpg" style="height:439px; width:780px" />
Foto: Flamuri i SHBA-së dhe Iranit
Si SHBA-ja ashtu edhe Irani kanë lënë të kuptohet për një dialog që synon zgjidhjen e konfliktit. Ja një përmbledhje e negociatave deri më tani:
28 shkurt: Shpërthen konflikti pasi SHBA-të dhe Izraeli nisin sulme ndaj Iranit, ndërsa bisedimet diplomatike dështojnë.
6 Mars: Donald Trump thotë se nuk do të ketë marrëveshje "përveç dorëzimit të pakushtëzuar" të Iranit.
21 Mars: Trump vendos një afat kohor, duke kërcënuar se do të shënjestrojë infrastrukturën energjetike të Iranit nëse ky i fundit nuk pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit.
23 Mars: Trump shtyn afatin e tij, duke përmendur "biseda produktive" - kjo pasohet nga një sërë shtyrjesh të mëtejshme.
7 prill: Trump paralajmëron se “një qytetërim i tërë do të vdesë” nëse ngushtica nuk hapet para një afati tjetër.
8 prill: Pakistani, duke vepruar si ndërmjetës, njofton një armëpushim dyjavor midis SHBA-së dhe Iranit për bisedime të mëtejshme.
11 prill: Zyrtarë të lartë amerikanë dhe iranianë, përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance dhe ministrin e jashtëm iranian Abbas Araghchi, takohen në Pakistan. Pas 21 orësh debatesh, Uashingtoni dhe Teherani mbeten larg njëri-tjetrit për sa i përket pikave kyçe të ngërçit.
12 prill: Trump njofton bllokimin e porteve iraniane.
17 prill: Araghchi i Iranit thotë se ngushtica do të mbetet e hapur për pjesën tjetër të armëpushimit. Trump thotë se bllokada amerikane do të vazhdojë.
18 prill: Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit thotë se do ta bllokojë përsëri ngushticën. Trump thotë se po zhvillohen "biseda shumë të mira", por SHBA-të nuk do të "shantazhohen" për rrugën ujore.
Foto: Benjamin Netanyahu
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) do të vazhdojnë të veprojnë në zonën e sigurisë në Libanin jugor për të "kundërshtuar kërcënimet e drejtpërdrejta kundër trupave të tyre dhe fshatrave izraelite", deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
"Operacionet do të vazhdojnë me qëllim parandalimin e sulmeve dhe sigurimin e sigurisë përgjatë kufirit", tha ai.

Ngushtica e Hormuzit është “nën kontrollin” e Iranit dhe trafiku do të “kufizohet” nëse Shtetet e Bashkuara nuk heqin bllokadën detare të vendosur ndaj Republikës Islamike. Kështu ka deklaruar kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve Isna.
Ghalibaf bëri të ditur se Teherani ka reaguar “me vendosmëri” ndaj një përpjekjeje amerikane për pastrimin e minave në zonë, e cila është konsideruar “shkelje e armëpushimit”, duke shtuar se gjatë takimeve në Pakistan situata “është përshkallëzuar deri në prag përplasjeje, por armiku është tërhequr”.
“Nëse aktualisht ngushtica është e kalueshme, kjo ndodh sepse kontrolli është në duart tona”, theksoi ai, duke e cilësuar gjithashtu “të nxituar” vendimin amerikan për të vendosur bllokadën.
Në fund, Ghalibaf paralajmëroi se, nëse SHBA-të nuk tërhiqen nga vendimi i tyre, kalimi i anijeve përmes Hormuzit “me siguri do të kufizohet”.
Garda Revolucionare e Iranit ka urdhëruar anijet të qëndrojnë të ankoruara në Gjirin Persik pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.
Afrimi në ngushticë do të konsiderohet një akt bashkëpunimi me "armikun", tha Marina e Gardës Revolucionare në një deklaratë të transmetuar nga media shtetërore iraniane.
Ata thanë gjithashtu se deklaratat e Donald Trump në lidhje me ngushticën janë "të pavlefshme" dhe u bënë thirrje anijeve dhe pronarëve të tyre të ndjekin komunikimet e Marinës.
Ushtria amerikane po planifikon të nisë në ditët në vijim një seri bastisjesh dhe sekuestrimesh të anijeve të lidhura me Iranin në ujëra ndërkombëtare, në një lëvizje që synon të rrisë presionin ekonomik dhe ushtarak ndaj Teheranit, ndërsa tensionet në Ngushticën e Hormuzit mbeten të larta.
Sipas raportimeve të Wall Street Journal, SHBA po përgatitet të ndalojë cisterna dhe anije tregtare të dyshuara si të lidhura me Iranin edhe jashtë Lindjes së Mesme, duke zgjeruar ndjeshëm operacionet e saj të mbikëqyrjes detare në nivel global.
Ky zhvillim vjen në një moment kur forcat iraniane kanë shtuar praninë e tyre në Ngushticën e Hormuzit dhe kanë sulmuar të paktën dy anije tregtare, ndërsa Teherani ka deklaruar se po “kontrollon fort” këtë rrugë ujore strategjike.
Sipas burimeve amerikane, administrata e Uashingtonit synon të rrisë presionin për ta detyruar Iranin të garantojë kalim të lirë në ngushticë dhe të bëjë lëshime në programin e tij bërthamor, i cili mbetet një nga pikat kryesore të negociatave mes dy vendeve.

Foto: Flamuri i SHBA-së dhe Iranit
Zëvendësministri i Jashtëm iranian Saeed Khatibzadeh tha se nuk do të ketë bisedime të mëtejshme ballë për ballë me Shtetet e Bashkuara derisa ato të ndryshojnë kërkesat e tyre "maksimaliste".
Ai nënvizoi se Irani po kërkon të finalizojë një "marrëveshje kornizë" përpara se të kalojë në një takim tjetër.
"Ne nuk jemi ende gati të kalojmë në një takim të vërtetë sepse ka çështje për të cilat amerikanët ende nuk e kanë braktisur qëndrimin e tyre maksimalist", tha ai për Associated Press gjatë një forumi diplomatik në Turqi, teksa shtoi se kanë pasur shkëmbime telefonatash.
Khatibzadeh shtoi se Irani nuk do t'ia dorëzojë uraniumin e pasuruar Shteteve të Bashkuara, duke e quajtur idenë "të papranueshme".
Lëvizja shiite Hezbollah ka mohuar çdo përgjegjësi për sulmin ndaj forcave paqeruajtëse të UNIFIL në Libanin jugor, i cili vrau një paqeruajtës francez dhe plagosi tre ushtarë të tjerë. Kjo gjithashtu ka përshkallëzuar konfliktin e brendshëm politik me presidencën libaneze.
Në një deklaratë, Hezbollah kërkoi kujdes "në marrjen e gjykimeve dhe caktimin e përgjegjësisë për incidentin", duke shprehur "habinë ndaj palëve që nxituan të bënin akuza arbitrare". Presidenti francez Emmanuel Macron ia atribuoi përgjegjësinë grupit, ndërsa vetë UNIFIL përmendi "aktorë jo-shtetërorë".
Në të njëjtën kohë, grupi sulmoi ashpër Presidentin libanez Joseph Aoun.
"Presidenti falënderoi vrasësin dhe kriminelin, por nuk e falënderoi Iranin që na shpëtoi. Rezistenca libaneze do të mbetet në këmbëz. Durimi strategjik ka mbaruar", tha Mahmoud Qamati, nënkryetar i këshillit politik të Hezbollahut.
Disa anëtarë të Hezbollahut që "shkelën marrëveshjet e armëpushimit" dhe përbënin kërcënim për trupat e stacionuara në Libanin jugor u vranë nga IDF.
"Një qelizë terroriste që shkeli marrëveshjet e armëpushimit dhe iu afrua forcave në një mënyrë që përbënte një kërcënim të menjëhershëm, gjatë operacioneve të tyre në Libanin jugor, në jug të vijës së përparme të mbrojtjes që përdoret për të parandaluar një kërcënim të drejtpërdrejtë për komunitetet veriore", u godit tha ushtria izraelite.
Për të "eliminuar kërcënimin", forcat ajrore izraelite goditën dhe "vranë terroristët". Në një incident tjetër në jug të "vijës së përparme të mbrojtjes", e njohur edhe si Vija e Verdhë, ushtria goditi një tunel të Hezbollahut pasi pa që anëtarë të milicisë shiite që hynin në të.
Foto: Donald Trump
Presidenti amerikan po mban një deklaratë për shtyp me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Donald Trump tha se bisedimet me Iranin po ecin mirë, por nga ana tjetër ai thekson se sjelljet e tyre ndaj SHBA-së kanë qenë dinake.
"Po mbajmë një qëndrim të vendosur" me Iranin: bisedimet "po ecin shumë mirë. Kanë qenë paksa dinake, siç kanë qenë për 47 vjet. Ata nuk kanë marinë, nuk kanë forcë ajrore, nuk kanë udhëheqës. Po flasim me ta: ata donin ta mbyllnin përsëri Ngushticën, por nuk mund të na shantazhojnë", tha Trump.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka dhënë një deklaratë me rastin e përvjetorit të themelimit të Republikës Islamike dhe ditëlindjes së babait të tij, që përkujtohet nesër. Në deklaratën e shpërndarë përmes Telegramit, Mojtaba Khamenei ka vlerësuar mbrojtjen e Iranit nga ushtria iraniane kundër Shteteve të Bashkuara. Në kontekstin e armiqësive të reja në Ngushticën e Hormuzit, ai ka paralajmëruar se “marina e guximshme iraniane është gati t’u shkaktojë humbje të reja dhe të rënda armiqve të saj”.
Udhëheqësi Suprem mori komandën pasi babai dhe paraardhësi i tij, Ali Khamenei, u vra në një sulm amerikan në fillim të luftës. Besohet se edhe Mojtaba Khamenei është plagosur. Që atëherë ai nuk është parë apo dëgjuar më publikisht dhe deklaratat e tij publikohen vetëm me shkrim ose lexohen me zë të lartë.

Të paktën dy anije tregtare kanë deklaruar se janë goditur nga të shtëna me armë zjarri teksa përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit të shtunën, shkruan Reuters duke iu referuar burimeve nga siguria detare dhe sektori i transportit detar.
Sipas burimeve iraniane të cituara nga CNN, të hënën në Islamabad, Pakistan, do të mbahet një raund i dytë i negociatave të paqes midis delegacioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Shtetet e Bashkuara nuk e kanë konfirmuar programimin e këtyre bisedimeve. Raundi i parë i negociatave mes dy vendeve u zhvillua të shtunën e kaluar në 11 Prill, pa një 'produkt' konkret në lidhje me një marrëveshje, por palët u larguan të hapura për të vijuar bisedimet. Gjatë kësaj jave që po mbyllet Shtëpia e Bardhë tha se bisedimet kanë vijuar dhe ato janë pozitive, ndërsa vetë Presidenti i SHBA, ka pretenduar të premten se Irani ka pranuar të dorëzojë sasinë e uraniumit që disponon, deklaratë që është hedhur poshtë nga burime të regjimit të cituar nga agjenica e lajmeve Mehr.

Harta e qarkullimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit
Anijet duket se po lëvizin nëpër Ngushticën e Hormuzit, sipas të dhënave nga faqja e gjurmimit MarineTraffic.
Disa mjete lundruese, të cilat sipas faqes përfshijnë anije të projektuara për transportimin e naftës, gazit të lëngshëm të naftës dhe kimikateve, mund të shihen duke kaluar nëpër këtë korridor detar kyç.
Kjo është lëvizja e parë e madhe e anijeve në këtë rrugëkalim kyç që nga nisja e luftës së SHBA-ve dhe Izraelit kundër Iranit shtatë javë më parë.
Sipas të dhënave të MarineTraffic, ato po kalonin në ujërat iraniane në jug të ishullit Larak, ndërsa më shumë anije të tjera cisternë po i ndiqnin nga Gjiri Persik.
Komente








Kush e ndan kete lajm ushtarak qe vetem Shtabi e din se cka dote ndodhe dhe askush tjeter apo gazetaret po e fantazojn.
Përgjigju