"Shtetet e Bashkuara do të pendohen hidhur për precedentin që krijuan duke fundosur një anije iraniane", shkroi Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi në X. "Shtetet e Bashkuara kanë kryer një mizori në det, 2,000 milje larg bregdetit iranian. Fregata Dena, një mysafire e Marinës Indiane me gati 130 marinarë në bord, u godit në ujëra ndërkombëtare pa paralajmërim. Mbani mend fjalët e mia: Shtetet e Bashkuara do të pendohen thellë për precedentin që vendosën", shkruhej në postim.

Anija luftarake iraniane, IRIS Dena, u fundos pranë brigjeve të Sri Lanka-s ditën e djeshme, pasi u godit nga një sulm i një nëndetëseje amerikane.


Lajmi kryesor:

Lufta në Iran/ Goditet cisterna amerikane në brigjet e Kuvajtit! Dronët iranianë shenjtërojnë aeroportin në Azerbajxhan