Ebrahim Rezaei, zëdhënës i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, tha për Al Jazeera-s se "topi është në fushën e amerikanëve dhe ata duhet të pranojnë kushtet e Iranit, duke përfshirë përfundimin e luftës, dhe heqjen e sanksioneve".
"Ne nuk kemi negociuar me Amerikën në lidhje me rezervat tona të uraniumit të pasuruar. Ne po negociojmë për njohjen e të drejtës së Iranit për të pasur një program bërthamor për qëllime paqësore. Ne nuk synojmë të zotërojmë armë bërthamore dhe Amerika është humbësi i madh në këtë luftë. Një armëpushim në të gjitha frontet është ndër kushtet që Irani ka rënë dakord", tha Rezaei.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Bllokada detare e Hormuzit do të vazhdojë derisa të nënshkruhet marrëveshja! Irani: SHBA-të po pengojnë disa klauzola, gjë që rrezikon të shkatërrojë gjithçka







