PRISHTINË - Nga nesër në mëngjes pritet që situata e krijuar me Maqedoninë të rregullohet. Burime të Kosovapress-it, bëjnë me dije se Maqedonia do të heq masat e saj, ngaqë Kosova tashmë e ka dhënë fjalën për heqjen e masave të veta.
Meqë Kosova ka shprehur dje gatishmëri për këtë, Maqedonia do ta bëjë këtë brenda disa orëve, shkruan KosovaPress.
KUFIRI HAPET 30 MINUTA ÇDO 2 ORË
Shoqata “Makamtrans”, e cila e ka bllokuar kufirin, në Bllacë ka kumtuar se në shenjë të vullnetit të mirë do e zhbllokojë rrugën për automjetet nga 30 minuta në çdo dy orë deri në zgjidhjen e tërësishme.
Përfaqësuesja e shoqatës së transportuesve të Maqedonisë, Biljana Muratovska thotë se ky vendim është marrë pas sinjaleve pozitive nga politikanët se mund të zgjidhet problemi mes Prishtinës dhe Shkupit rreth këmbimit tregtarë, transmeton REL.
“Në shenjë të vullnetit të mirë sot kemi vendosur të bëjmë lëshime të vogla. Derisa politikanët e njërës dhe anës tjetër negociojnë, ne do të debllokojmë akset rrugore për kalimin e automjeteve nga 30 minuta çdo dy orë, me qëllim që të ulet tensioni i krijuar' ka bërë të ditur për Evropën e Lirë përfaqësuesja e Shoqatës së Transportuesve të Maqedonisë Biljana Muratovska..
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com