Numri i pacientëve në spitalin psikiatrik të Elbasanit i ka kaluar kapacitetet maksimale të tij, ndërkohë që përballë këtij fakti personeli mjekësor është tepër i ulët.
Drejtori i këtij spitali, Kamber Balla, thekson se nga 310 që është kapaciteti maksimal i këtij spitali, aktualisht gjenden të shtruar 337 pacientë.

Balla shton se i ka bërë kërkesë Ministrisë së linjës për shtim të personelit mjekësor që prej tre vitesh, por deri tani ende nuk ka ardhur asnjë reagim, i cili, sipas tij është mëse i nevojshëm. Numri i ulët i personelit mjekësor, krahasuar me atë të pacientëve jo në pak raste ka shënuar edhe probleme të rënda brenda këtij pavioni.

Shkrimi u publikua sot (22.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)