TIRANE- Ndryshimet në Policinë e Shtetit përfshijnë edhe Repartin “Shqiponja”.
 
Në vijim të reformës në këtë sektor, Agron Brahaj largohet nga detyra si komandant i “Shqiponjave” dhe në vend të tij emërohet Engjëllush Avdia.
 
Komandanti i ri Engjëllush Avdia deri më tani ka realizuar detyrën si specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin numër 3 në kryeqytet.
 
Reforma, po kështu ka të bëjë edhe me një tjetër vendim që zhvesh “Shqiponjat” nga uniforma speciale, dhe parashikon që në shërbim efektivët të jenë edhe me uniformën e zakonshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)