Teknika e re e mjekëve të QSUT
në revistën prestigjoze amerikane

Teknika e re e mjekëve të QSUT<br />në revistën prestigjoze amerikane
Revista më e rëndësishme shkencore amerikane në fushën e kirurgjisë kardiotorakale “Annals of Thoracic Surgery”, boton në numrin e saj të muajit qershor 2014, një teknikë të re kardiokirurgjikale e ideuar dhe e aplikuar me rezultate optimale nga Prof. Asoc. Edvin Prifti dhe kolegët e tij, për herë të parë në Shqipëri. 

Në website e kësaj reviste prestigjioze (www.annalsthoracicsurgery.org) publikohet kjo teknikë e mjekëve shqiptarë e titulluar “teknika e modifikuar e riparimit trikuspidal në sëmundjen e Ebstein “në faqe e183-e185. Prof. Prifti, Shefi i Shërbimit të kardiokirurgjisë në QSUT, na shpjegon se kjo teknikë aplikohet në rastet më esktreme dhe terminale tek pacientët e lindur me semundjen e Ebstein që është një sëmundje e valvolës trikuspidale të zemrës, dhe që ndërkohë kanë shfaqur shenjat e insuficiensës së përparuar kardiake. Pikërisht në këto raste tepër të rënda, në pacientë të destinuar të kenë një përfundim jo të mirë, teknika e propozuar nga Prof. Prifti, është një alternativë e transplantit të zemrës.
foto mjekesia
Kjo teknikë konsiston në një riparim tepër origjinal të valvolës trikuspidale të sëmurë sipas një shtrirje të valvolës të ngjashme me “freskoren franceze” ose “bishtin e palloit kur hapet – peacock tail” si dhe në ndryshimin e fluksit të gjakut duke detyruar që gjysma e gjakut të papastër të trupit të njeriut të mos kalojë fare në zemër por të shkojë direkt në mushkërinë e pacientit, duke realizuar atë që quhet edhe korreksioni “një plus një e dyta” i zemrës, që me pak fjalë do të thotë që ana e djathtë e zemrës merr vetëm gjysmën e sasisë së gjakut dhe gjysma tjetër kalon direkt në mushkëri dhe më pas në anën e majtë të zemrës.

Profesori thotë për Shqiptarja.com se kjo teknikë është aplikuar në disa pacientë me rezultate shumë të mira. Një nga këta pacientë, një vajzë 19 vjeçare iu nënshtrua këtij operacioni të vështire dhe 4 vjet më pas përballoi një shtatzani normale dhe sot është nëna e një vajze të vogël, shprehet me entuziazëm prof. Prifti. “Këto rezultate paraprake na shtynë ne si dhe profesorët e kardiokirurgjisë të bordit shkencor të kesaj reviste të besojmë në efikasitetin e kësaj procedure të propozuar”.

Pikërisht kjo teknikë kaq komplekse por mesa duke edhe shumë efikase, tashmë ka marreë pikët e saj të vlerësimit dhe është ndërkombëtarizuar si “teknika e Tiranës” në ambjentet shkencore kardiokirurgjikale duke u publikuar në sektorin  “How to do it – teknikat e reja” të revistës më të rëndësishme shkencore amerikane.

Prof. Prifti shprehet që tashmë kjo teknikë kirurgjikale është pjesë e katalogut kardiokirurgjikal ndërkombëtar, dhe shpreson në aplikimin e saj në më shumë pacientë nga kirurgë dhe qendra të tjera.

Edvin Prifti






























Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024